Kryeministri Edi Rama, në vijim të turit të falenderimeve, ishte në qarkun e Gjirokastrës, nga ku i ka drejtuar një tjetër mesazh kryebashkiakëve, por edhe drejtuesve të institucioneve, pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit.
Rama tha se në 14 maj qytetarët na votuan jo se janë të kënaqur me ne, por kanë pritshmëri të larta nga socialistët.
Dhe në këtë kuadër, ai shtoi “nuk duhet të fluturojmë me barishte nga mbrapa”.
Kryeministri ka pohuar se njerëzit janë të pakënaqur, porn ë 14 maj, i kanë hedhur një dorashkë PS dhe Qeverisë.
“Nuk është një votë kënaqësie, nuk kanë votuar për ne kaq masivisht se janë të kënaqur… këtë duhet ta kuptojmë shumë mirë nëse duam të mos fluturojmë siç thotë Tërmeti, ‘të mos fluturojmë me barishte nga mbrapa’. Duhet ta kuptojmë që njerëzit janë të pakënaqur, kjo është e vërteta sepse ka shumë gjëra për të mos qenë të kënaqur.
Njerëzit kanë votuar sepse pavarësisht se janë të pakënaqur kanë akoma pritshmëri të lartë ndaj nesh dhe besojnë fort që vetëm ne mund t’i bëjmë gjërat që ata presin.
Kjo nuk është arsye të mbushemi me vetëkënaqësi dhe të ndihemi sikur kemi lumturuar njerëzit. Në duhet të ndihemi të sfiduar se na është hedhur një dorashkë nga një shumicë që po të shikoni votat, është shumica më e madhe që ka votuar PS”, tha ai.