Mos e çrrënjosni këtë pasuri kombëtare! Masivet me çaj mali të Lunxhërisë, Çajupit, Sevasterit, Gramozit dhe Llogarasë, kanë degraduar si pasojë e shkuljes së rrënjëve të këtyre bimëve. Kjo praktikë e gabuar ka shkaktuar pakësimin e përgjithshëm dhe rrezikun e zhdukjes së këtyre bimëve me vlera të mëdha.
Çaji i malit shqiptar, është pjesë e librit të kuq kombëtar ku futen bimët që rrezikojnë asgjësimin.
/agroweb/