Gjykata e Lartë e Zagrebit ka vendosur që ekstradimin e “Ballist” Morinës, do të shqyrtohet edhe një herë nga Gjykata e Dubrovnikut.
Ishte kjo gjykatë që rreth 3 javë më parë vendosi ekstradimin e Morinës në bazë të kërkesës së autoriteteve serbe, të cilat e kanë shpallur në kërkim Morinën për ngritjen e dronit me banderolën “Autochthonous” gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, tetorin e vitit 2014 në Beograd.
Ndonëse nuk ka ende një vendim përfundimtar për ekstradimin ose jo të Morinës, ky vendim i Gjykatës së Lartë në Zagreb shikohet si një fitore e vogël e Morinës, por edhe autoriteteve shqiptare për të ndaluar ekstradimin.
Ismail Morina u arrestua në muajin qershor në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë.