Mbrëmjen e djeshme, publiku ka votuar për banorin e preferuar të kësaj jave. Ishte Zhaklina më e votuara si e preferuara dhe kishte një detyrë për të bërë.
Ajo u vendos para një zgjedhje! Zhaklina do vendoste nëse do vazhdonte të qëndronte në rulotë apo të dërgonte një çift tjetër. Ajo u shpreh se do e ndryshonte dhe në kamper do të dërgonte Oltën dhe Armaldon.
Pas mbarimit të spektaklit, këta të fundit kanë komentuar zgjedhjen e Zhaklinës. Sipas aktores së njohur, nëse Zhakina do të ishte lojtare e fortë, zgjedhja e saj do ishte tjetër.
“Po të ishte e zgjuar, ajo duhet të kishte zgjedhur ty dhe Kiarën”, iu drejtua Olta Luizit, ndërsa ai e mbështeste në mendimin e saj.
Olta shtoi se është humbje kohe qëndrimi i saj aty me Armaldon, ndërsa nuk dihet deri kur do qëndrojnë bashkë.