Të gjitha frutat kanë përbërës ushqimorë, por molla në ndryshim nga të tjerat përmban më shumë përbërës ushqyes e shërues.
Ajo përmban sidomos natrium, hekur, fosfor, disa alkaloide, geraniol, acetaldehid, paktin, sheqer, thartirë të mollës, në sasi të vogla ka dhe vajra eterikë, ndërsa nga vitaminat dallohet vitamina A, B dhe C. Përveçse përdoret si pemë freskuese dhe për përgatitjen e lëngjeve të ndryshme dhe të uthullës, molla përdoret edhe për përgatitjen e çajrave të ndryshme shëruese.
Çaji me lulet e mollës
Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Gjithashtu, ky çaj është një mjet i mrekullueshëm për rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta, të cilat thahen në hije dhe pastaj, si të thara, përdoren gjatë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo çaj tjetër, por në vend të sheqerit ëmbëlsohet me mjaltë.
Çaji nga rriskat e thara të mollës
Ky çaj përdoret për këndellje psikike pas punëve të rënda, për ripërtëritje të mëlçisë dhe pastrim të veshkave. Marrja e mollës së freskët dhe e bukës së zezë për disa ditë rresht ndikon mirë në pastrimin e mukozës së hundës, ndihmon dhe shpejton tretjen e ushqimit, siguron gjumë të rehatshëm, eliminon djegësirën dhe thartirën e lukthit, ndikon mirë kundër reumës dhe arteriosklerozës. Është e mirë që posaçërisht personat e moshuar ta marrin si ushqim të pandarë me bukë.
Molla
Një mollë e ngrënë në mëngjes ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak. Është mirë të merret edhe një mollë para gjumit, pasi kjo normalizon jashtëqitjen. Molla preferohet edhe si mjet shërues për jashtëqitjet e shpeshtuara të fëmijëve. Për këto raste preferohet molla e pjekur. Rezultate të mira për trajtimin e disa sëmundjeve ka dhënë edhe pirja e lëngut të mollës. Mjekët rekomandojnë pirjen e lëngut të mollës kundër sëmundjes së lëkurës, sëmundjes së veshkave, fshikëzës së urinës, hemorroideve (majasëllit). Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon mirë te personat që kanë vuajtur nga verdhëza. Nga molla bëhet edhe uthulla e mollës, e cila është shumë e preferuar të përdoret për sallata dhe drejtime të tjera shëruese.
Astma
Nëse vuani nga astma e kafazit të kraharorit, duhet fërkuar me uthull molle, e nëse lëkura është e ndjeshme, uthullën duhet ta zbutni me ujë. Me uthull molle bëhet edhe avullimi i gjoksit te rastet e vështira të ngufatjeve astmatike. Fasha e lagur me uthull vendoset në lëkurë, ndërsa sipër saj vendoset një fashë tjetër e terur.
Pagjumësia
Uthulla e mollës e përzier me mjaltë dhe uje të nxehtë pihet si mjet qetësues kundër pagjumësisë. Nëse vuani nga dhimbja e kokës në ballë, vendosni fasha të lagura me uthull molle dhe ujë: gjysmë gote ujë të ftohtë, 1 lugë uthull molle dhe pak mjaltë. Fasha ndërrohet kur nxehet. Këto fasha mund të vihen edhe në pjesën e pasmë të qafës. Për t’i përmbushur nevojat ditore me minerale, çdo ditë nga tre herë duhet të merren me një gotë uji dy lugë çaji me mjaltë dhe dy lugë çaji uthull molle.
Në shtatzëni
Për t’i përmbushur nevojat e thartirave, një grua shtatzënë duhet të marrë një lugë uthull molle në një gotë ujë esëll në mëngjes. Kjo përzierje do ta pengojë dhe largojë çdo mundim të mëngjesit. Gjatë ditës është mirë që gruaja shtatzënë të pijë edhe nga një gotë lëng molle ose rrushi. Në këtë mënyrë nëna e ardhshme merr mjaft elementë të nevojshëm natyrorë, prandaj edhe mund të presë një foshnjë me flokë të dendur nga dita e parë, me thonj të fortë e të gjatë, me sistemin e zhvilluar muskulor sa që nga fundi i dhjetëditëshit të parë do ta ngrejë kokën vetë. Nëna e re do të këtë mjaft qumësht, fëmija do ta tretë ushqimin normalisht dhe do të këtë jashtëqitje normale, fytyrën do ta këtë mjaft të gjerë, e kjo do të ndikojë edhe në rritjen e mëvonshme dhe në zhvillimin psikik dhe shpirtëror të fëmijës.
Ftohjet
Për ftohjet e ndryshme që përcillen me kollë të fortë çdo dy orë merret nga një lugë të tretjes: lëng të freskët të gjysmë limonit, sasi e njëjtë uthulle molle, një lugë mjaltë bagremi dhe një lugë glicerinë. Të gjitha këto përzihen derisa të fitohet shurupi, i cili është edhe mjaft i shijshëm. Kjo përzierje përdoret gjatë 11 orëve. Ndërsa në rastet e kollitjes intensive duhet të merret një lugë shurup në çdo dy orë, kurse natën dy herë nga një lugë. Fëmijët mbi dyvjeçarë mund ta pinë këtë shurup çdo orë, por në sasi më të vogël. Shurupi mund të përdoret edhe në rastet e ndezjes së faringut dhe në masë të konsiderueshme zvogëlon kollitjen.
Alergji
Nëse keni flamë alergjike, për shkaqe profilaktike mund të merrni një lugë mjaltë rozmarine ose temjan (Thymus vulgaris) para buke. Në mbrëmje para gjumit pihet tretja prej: dy lugësh mjaltë bagremi, një lugë uthull molle dhe pak ujë mineral. Pas 75 ditëve preferohet të merret çdo ditë nga një gotë uji mineral me dy lugë mjaltë, dy lugë uthull molle dhe 5-10 pika limon të freskët. Profilaktikja vazhdohet. Kjo terapi mund të ndërpritet pas dy javëve, pasi që në princip janë eliminuar shkaqet e flamës alergjike.
Përgatitja dhe i uthullës së mollës
Merren pesë kg mollë të egra (ose edhe të buta) të paspërkatura me kimikate, lahen mirë, priten dhe bluhen me makinë të thjeshtë për bluarjen e mishit. Masa vendosët në enë të emaluar, kavanoz, qelq, etj; dhe mbushet me ujë aq sa ta lagë masën e bluar. Në këtë sasi mund të vendosën edhe 20-50 gramë sheqer i bluar. E tëra mbulohet me garzë dhe vendosët në vend të nxehtë (në dimër), ose në vend me diell, për 20 ditë. Gjatë kësaj kohe, vetvetiu me nxehjen e masës, përfitohet uthulla e mollës, e cila vendosët në shishë (e kulluar) dhe ruhet në vende të ftohta e të errëta.
Por uthulla e mollës mund të përgatitet edhe nga lëkurat e mollës. Për këtë lëvoret e mollëve të qëruara në përpjesëtim 1:1 duhen vendosur në një kavanoz më të madh (1 kg lëvore me 1 litër ujë). Sipër lëvoreve vendosët uji i sheqerosur sipas dëshirës. Kavanozi mbyllet me pece pambuku. Pas 3-4 javëve fitohet uthulla e mollës. Për infektivët virusale dy lugë uthull molle përzihen me 2 lugë mjaltë dhe me gjysmë gotë uji të nxehtë. Me këtë përzierje shpëlahet fyti dhe pihen disa lugë gjatë ditës. Shpëlarja e fytit duhet përsëritur katër herë në ditë, ndërsa personat me fyt tejet të ndjeshëm këtë mund ta bëjnë vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje. E njëjta mënyrë, por në sasi më të vogël të uthullës së mollës, aplikohet edhe të fëmijët, por mbi moshën pesëvjeçare.