• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mohimi i zhvatjes prej tregtarëve të Shkodrës, shenjë e OMERTA-s shqiptare?!

09:49 | 07/03/2017
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Policia shqiptare, por më shumë publiku, është befasuar orët e fundit, kur tregtarët e Shkodrës kanë dalë para medias dhe kanë pohuar se të arrestuarit e akuzuar si gjobëvënës në qytetin e tyre janë thjeshtë roje! “Nuk na kanë kërcënuar, i paguanim si roje”, e shqiptuar prej tyre duket se ka treguar se deri ku ka futur turinjtë gjobëvënia dhe informaliteti në Shqipëri. Madje, për ta bërë më të besueshëm, viktimat kanë rrëfyer edhe të gjithë sistemin: “Kemi paguar nga 2 mijë, 3 mijë. Ne sot jemi pa roje, duhet të rrimë vetë dhe të ruajmë mallin.”

Lexo edhe

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Paçka se të arrestuarit nuk kanë marrë verdiktin, policia shqiptare pohon se ka prova të pakundërshtueshme për veprimin e saj, gjë që e bën të trishtueshëm faktin e këtij fenomeni, i cili s’është kaq i panjohur, por jo të jetë bërë kaq i strukturuar. Sipas këtij sistemi, mëtohet për një nga mënyrat sesi strukturat kriminale në botë vjelin pasuritë e tyre, por edhe një masë për të krijuar një sistem të dytë vjeljesh përfitimesh që duket se funksionon edhe në Shqipëri.

Një fenomen i vjetër, ai është zbuluar në disa vende, por ka treguar se edhe ku futen tentakulat e strukturave mafioze dhe mënyrën sesi funksionojnë ato.

Por, OMERTA (Kodi i heshtjes) që është thyer në këtë rast nga dikush (ky togfjalësh përbën një nga më të tmerrshmit e MAFIA-s), ka përcjellë jo vetëm në arrestin e të pandehurve që të hënën dalin para gjyqit, por edhe në indikacione se edhe Shqipëria ka të ngjarë që të përballet me këtë fenomen, ose ndryshe që MAFIA kombëtare i ka rrënjët kudo. Ja pse sot, publiku duhet të jetë gjithnjë e më afër policisë për solidaritet por edhe si çlirim, përkundrejt asaj që sot bënë tregtarët e Shkodrës me mohimin, ashtu si edhe strukturat e opozitës, ku fotoja e një të afërmi të të arrestuarve shfaqej në aktivitetin e tyre.

Historikisht, arkitekturën e MAFIA-s italiane e zbuloi Tommaso Buscetta, njëri prej anëtarëve që e theu OMERTA-n. Një ligj vërtetë i pashkruar, por edhe i detyrueshëm për ata që i futen rrugën së MAFIA-s dhe që kanë detyrime për të thënë gjithnjë të vërtetën kur flitet mes “burrave të nderit”. Në ditët tona ligjet e pashkruara dhe kodet e Cosa Nostra-s janë treguar nga të pandehurit, por edhe nga të penduarit jo të pakët të MAFIA-s, që është më shumë një term spekulativ, para emrave të fshehtë të tmerrshëm që mbajnë strukturat e sotme kriminale.

Në rastin e fundit të Shqipërisë, aksioni i policisë ka zbuluar për fat, ndoshta fillesën e një fenomeni, i cili tashmë, na bën të jemi vërtetë të shqetësuar për të ardhmen. Paçka se i ashtuquajturi “Kodi i Heshtjes”, i kufizon jo pak njerëzit që kanë dalë dhe i mbrojnë të arrestuarit.

/javanews.al/

Etiketa: Ben AndoniKodi i heshtjesMafiaOMERTATommaso Buscettatregtarët e Shkodrëszhvatje

Të Lidhura

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar –

nga 27
08:28 | 13/01/2023
0

Nga Artan Fuga– Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë çmimi karburantit është ngritur 10...

Para
Nuk dalim pa qeveri teknike! Foto LSA/ Malton Dibra

Nuk dalim pa qeveri teknike! Foto LSA/ Malton Dibra

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

“Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –

23:25 | 28/01/2023
Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

23:21 | 28/01/2023
Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi

23:17 | 28/01/2023
Rama i lidhur me Sinaloan –

Rama i lidhur me Sinaloan –

23:13 | 28/01/2023
lajmi fundit

Eliminohet Xhonatani nga Big Brother

22:39 | 28/01/2023

Më Të Lexuarat

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –
  • Xhonatani kishte biletë vajtje-ardhje, rikthehet në shtëpi
  • Rama i lidhur me Sinaloan –
  • Eliminohet Xhonatani nga Big Brother
  • Unë jam vetëm, nuk jam te skuadra e Luizit –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ti kalon në xhelozi artistike”, debat mes Valbonës dhe Armaldos –
  • Maestro hap kutinë e ‘Pandorës’, ja cilët banorë dënoi ai –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com