Luka Modriç tashmë e ka marrë rrugën e tij për të kaluar tek Interi në muajin janar, e kjo nuk është më thjesht një pjesë e fantazisë së merkatos.
Sipas të përditshmes “A Bola”, madrilenët kanë vënë nën shënjestër meksikanin Herrera, i cili është duke mbyllur kontratën e tij me Porton. Pritet që lëvizja për të, të kryhet në merkaton e dimrit, janarin e ardhshëm, në të njëjtin moment që mund të lihet i lirë edhe Luka Modriç drejt Interit.
Kroati vendosi përfundimisht të mos e firmosë kontratën e re me klubin e Florentino Perezit, duke përgatitur largimin e tij nga “Los Blancos”.
Herrera ka qenë një lojtar edhe nën shënjestrën e zikaltërve, por në këtë rast, me shumë mundësi Interi do të vendosë të mos ndërhyjë.