Mjeku shqiptar në Stamboll tregon situatën e krijuar nga koronavirusi dhe trajtimin e pacientëve (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku shqiptar në Stamboll tregon situatën e krijuar nga koronavirusi dhe trajtimin e pacientëve (film)

12:51 | 28/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë“, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ishte doktori Bilgin Sait, udhëheqës i repartit për COVID-19 në Spitalin Amerikan në Stamboll, i cili tregon për situatën e krijuar nga koronavirusi, përballjen profesionale në vijën e parë të luftës kundër COVID-19 dhe trajtimin e pacientëve.

https://www.youtube.com/watch?v=rO5JKoyfFrw

Material i shkëputur nga intervista e dr.Bilgin Sait për “Mirëmëngjesi Kosovë”

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

• Si është gjendja e ekipeve mjeksore?

Dr. Bilgin Sait: Ekipet mjeksore janë thuajse të dërrmuara! Po kalon edhe muaji i 8-të e akoma nuk e dijmë se sa mund të vazhdojmë kështu! Përballja me burnout-in e stafeve shëndetsore është dhe ka për të qenë brengë e madhe!

Akoma ka shumë pikëpyetje rrugës … ama sfidat që i kemi kaluar deri më tani, na kanë pasuruar me përvojë shumë të çmueshme! Falë përvojës/ eksperiencës ne si mjekë e infermierë tashmë e kemi një dozë sigurie dhe dijmë më mirëse si dhe kur të ndërhyjmë nëpër situata të ndryshme.

• Dallohet dukshëm një rënie e lehte e mortalitet?

Dr. Bilgin Sait: Është mëse e dukshme që ka rënë mortaliteti i pacientëve. Dua të them se, ani që numri i të infektuarëve po shtohet, vdekshmëria për fat të mirë është më e vogël se sa dikur, e kjo si rezultat i eksperiencës që ne kemi fituar nëpër kohë.

• Masa mbrojtëse të reja?

Dr. Bilgin Sait: Masat mbrojtëse të rekomandueshme dhenë fuqi janë e mbetën: maska dhe distanca.

• A janë në rrezik për t‘u infektuar stafet mjeksore?

Dr. Bilgin Sait: Këtu ku unë punoj, masat për stafin shëndetsor janë përcaktuar qysh në fillim dhe aktualisht nuk mund të flasim për gjëra që ka ndryshuar rrugës. Pra le të themi se kujdesi i shtuar, reagimi në kohë, distancat e duhura dhe maska e kanë bërë detyrën e vet! Ne (mjekë e infermierë) meqë detyrimisht jemi më të ekspozuar për sa kohë futemi shpesh në dhomat e pacientëve të infektuar, maskat na ofrojnë një mbrojtje të konsiderueshme, ndërkaq kërkohet kujdes tepër preciz!

Gjithsesi, shqetësimi nga mundësia për tu infektuar nuk është më i madh se sa burnout-i, lodhja e paqartësia sociale! Paqartësia është ajo që manifestohet nëpërmjet një soj ankthi– i cili mbas një farë kohë edhe imunitetin e zhyt! Lodhja e stërholluar “stimulon” problemet psikologjike; problemet e përqëndrimit, koncentrimin e stafeve mjeksore.  

Aktualisht, në institutin tonë është një qendër e quajtur Code Lotus e cila po merret me burnout-in e doktorëve dhe infermierëve, përmes mbështetjes psikologjike.

• Çfarë ka ndryshuar tek trajtimi i pacientëve?

Dr. Bilgin Sait: Trajtimi nuk është dhe as mund të reduktohet vetëm tek medikamentet ose protokolli. Trajtimi është mbështetja ose menaxhimi i oksigjenimit, menaxhimi irespiratorit dhe preciziteti kohor i triazhit të pacientave.

Intervenimi në kohë! Në KOHË!

Dmth kjo është panoramë shumë e rëndësishme përgjatëpërcjelljës/ ndjekjes së çdo pacienti. Ndonjëherë sidomos over diagnoza ose intervenimi me antibiotik apo medikamente shumë të ashpra po na jep efekte të kundërta. Prandaj ne po përpiqemi që pacientët t’i ndjekim në çdo detaj me mbështetje medikale.

Disa herë e kemi përmendur se bëhet fjalë për dy faza:

a. Faza virale (ose fillimi) – zgjatë 7 ditë dhe deri tani rekomandohen ilaçe me efekte modeste, pra nuk mund të quhen “jetëshpëtuese”.
b. Faza inflamatore (faza e dytë) – një pjesë e vogël e pacientave hyjnë në këtë fazë, ku ne detyrohemi të intervenojmë me terapi, e cila tashmë është standardizuar në mbarë botën, pra me kortikosteroide. Kjo është faza që kërkon shumë kujdes sepse ndërhyrja duhet të kryhet në fillim të fazës inflamatore, jo më herët!

Dua të theksoj një çështje tepër thelbësore: fazat nuk duhet kurrsesi të mbivendosën me njëra – tjetrën! Në fazën e parë ndalohet ndërhyrja me terapi të rënda sepse mund tës hkaktojmë dëme dhe ta zgjasim problemin tek pacienti! Në fazën e dytë kërkohet vëmendje dhe precizitet absolut nga ana e mjekve dhe infermierve.

• A i ka rënë virulencaCOVID–19–tës?

Dr. Bilgin Sait: Ky është diskutim i vazhdueshëm, por nuk ka studime apo evidenca se virusi është zbehur ose është më pak i dëmshëm. Punimet shkencore akoma nuk shpalosin ndonjë mutacion të virusit. Normal mutacionet vazhdojnë. Për 8 muaj janë mbi 1000 mutacione, porse këto mutacione nuk ja kanë ndryshuar sjelljen (behaviour) virusit.

Vazhdojmë të ballafaqohemi me pacientë që e vuajnë fazën inflamatore, vetëm se ne përpiqemi të bëjmë më të mirën duke ndërhyrë në KOHËN e duhur. TIMING është shumë vendimtar!

• Mortaliteti në dhomat intensive?

Dr. Bilgin Sait: Nëse me pyesni për mortalitetin në dhomat intensive, ai ndryshon dukshëm nga vendi në vend. Diku është rreth 50%, diku tjetër 20% kurse në Ballkan fatkeqësisht, rreth 90%.

Shifrat e tilla vijnë si pasojë e:

a. Stafit mjeksor të pamjaftueshëm; të vogël e të reduktuar
b. Burnout-it dhe lodhjes së stafit mjeksor për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme spitalore dhe sistemeve shëndetsore që po kolapsojnë
c. Pacientët e intubuar janë raste shumë delikate dhe tepër specifike andaj kërkojnë edhe trajtim të veçantë (infermierë e mjekë që i njohin proceset e madje edheaparaturat) çfarë fatkeqësisht nuk ofrohet nëpër vendet e Ballkanit
• Frikë apo Përgjegjshmëri?

Dr. Bilgin Sait: Sipas observimit tim, një pjesë e shoqërisë kurrsesi nuk po e kuptojnë seriozitetin e virusit. Ata refuzojnë ta pranojnë faktin se mund t’i shkaktojnë shumë dëme tjetrit. Kur shoqëria kalon në këso sfida, nuk lejohet dhe nuk duhet tëjetë qëllimi jonë i vetëm: ruajtja e vetës! Ne po përpiqemi për Tjetrin! Ndërkaq, mes nesh mungon goxha kujdesi dhe vigjilenca.

Për më tepër që mungesa e kapaciteteve spitalore do duhej qytetarët t’i bënte më të ndjeshëm e më vigjilentë në ruajtjen e tjetrit!

Ky është virus që kërkon me e ruejt tjetrin, jo veç vetën!

• Intensive Follow Up

Dr. Bilgin Sait: Protokollet janë duket u përditësuar ose më saktë ne përveç konciliumeve zyrtare shtetrore po konsultohemi edhe me kolegët dhe ekspertët e vendeve tëndryshme nga mbarë bota. Megjithatë nuk ka një kurë magjibërëse.

E rëndësishme është që secili pacient të ketë një “intensive folloë up” – sidomos mbas ditës së 7-të! Dita e 8-të, 9-të dhe 10-të janë tepër të rëndësishme sepse këtu rëndom po hasim përkeqësim të pacientëve. Pra, për secilin pacient ne po bëjmë një “ndjekje” intensive ose përmes telefonit ose duke e shtrirë në spital.

• A po shkojmë drejt imunizimit të popullatës?

Dr. Bilgin Sait: Mund të themi vetëm se: me maska e me distancë po e vazhdojmë një farë imponimi të lehtë kundrejt virusit

• Përmbledhurazi:

Dr. Bilgin Sait: pas simptomave të para rekomandohet testi dhe në rast se rezulton pozitiv, atëherë pacienti:

a. Izolohet! – në mënyrë që t’i ruajë të tjerët.
b. Nis follow up–i sistematik në 7 ditët e para, ndërkaq pacienti mund të marrë:
1. Vitamin D
2. Vitamin C
3. Paracetamol 500 mg 3×2 tab, sa herë që bie temperatura >38 (2 tableta njëherësh)
c. Pushon & Qetësohet
d. Preferohet gjumë i mirë
e. Mindfulness: vëmendje, vigjilencë, vetëdije e shtuar …

Pastaj, niset faza e dytë që përfshinë ditët 8-9-10. Me shumë saktësi kontrollohet frymëmarrja ndërsa saturimi i oksigjenit duhet të jetë mbi <93.

Në rast se përkeqësohet frymëmarrja dhe saturimi bie nën 93 doemos menjëherë duhet të kontaktohet doktori! Në situata të tilla rekomandohet:

a. Oksigjeno terapia
b. Dexametazon 1×6 mg intravenoz
c. Sipas gjendjes edhe ilace të tjera immunmodularore.
Etiketa: Bilgin SaitCOVID-19Mirëmëngjesi KosovëMjeku shqiptar në StambollRadio Televizioni i Kosovësrtk

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Dua Lipa mesazh dashurie dhe ngushëllimi për familjet shqiptare: Zemra dhe lutjet e mia për njerëzit e Shqipërisë

Dua Lipa uron 28 Nëntorin me flamurin kombëtar në duar: Krenare që jam shqiptare

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com