Mjeku i infektuar në Elbasan: Mbyllëm repartin e Gjinekologjisë, testim gjithë stafit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku i infektuar në Elbasan: Mbyllëm repartin e Gjinekologjisë, testim gjithë stafit

12:16 | 10/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Mjeku pediatër Kujtim Ibrahimi është një prej të infektuarve nga stafi i Gjinekologjisë në spitalin e Elbasanit. Në një intervistë me gazetaren Fabiola Hoxha në Abc News, mjeku u shpreh se është infektuar ai dhe bashkëshortja e tij.

Ibrahimi tha se virusin e kanë marrë në spital, pasi një prej stafit rezultoi pozitiv. Janë 5 anëtarë të stafit të infektuar, ndërsa mjeku tha se është mbyllur reparti i Gjinekologjisë, pasi pjesa tjetër është karantinuar.

Ibrahimi theksoi se ai dhe bashkëshortja nuk kanë asnjë shenjë klinike, ndërsa bëri thirrje që duhet t’u bëhet tamponi të gjithë stafit në mënyrë që të jenë më të sigurt kur të nisin punën.

Read more

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

“Puna ime dhe e kolegëve është në spitale dhe në çdo moment jemi të rrezikuar. Tamponin e bënë jo se kishim klinikë por në ambientet tona doli një infermiere pozitive. U detyrua bashkëshortja të bëjë analizën, e bëra edhe unë dhe dola pozitiv. Nuk them që jam infektuar nga bashkëshortja, por jemi infektuar në maternitet. Ne nuk kemi asnjë lloj shenje klinike. Në maternitet dikush ka qenë me Covid dhe ka filluar ta marrë personeli”, deklaroi mjeku.

Më tej, Ibrahimi tha se nuk ka fëmijë të infektuar në pavion. “Nuk ka asnjë fëmi të infektuar në materintet. Kur bëjmë vizita jemi të izoluar. Me të dalë tamponi pozitiv në maternitet u morën masat, u mbyllën repartet e gjinekologjisë dhe personeli u vetëkarantinua. Ne kemi kontakte të përditshme me njëri tjetrin. Në momentet kur lëmë punën mund të kontaminohemi. Kur bëjmë mbledhje me njëri tjetrin nuk kemi masa, masat i kemi vetëm kur je i me pacientët. Janë infermierë pozitive. Dje është bërë tamponi i një pjese. Të gjithë personeli është karantinuar dhe është mbyllur reparti i gjinekologjisë. Po punon vetëm urgjenca. E mira është që i gjithë personeli të bëjë tamponet. Është bërë dezinfektimi i ambienteve të repartit të gjinekologjisë, të sallës së fëmijëve”, u shpreh mjeku.

I pyetur nëse u është bërë tamponi nënave, ai tha se nuk e ka një informacion të tillë.

“Me dijeni time nuk di kush ka bërë tampon. Por di që një pjesë e personelit i është nënshtruar tamponit. E mira është që t’i bëhet tamponi i gjithë personelit që të jemi të sigurt”, deklaroi ai.

“Unë dhe bashkëshortja jemi pa shenja. Kjo do të thotë se edhe shumë të tjerë mund të jenë pa shenja. Prandaj duhet bërë tamponi për të gjithë”, shtoi Ibrahimi më tej.

Etiketa: ElbasanKujtim IbrahimiMjeku i infektuarMjeku pediatërreparti i Gjinekologjisëstafi i Gjinekologjisë

Të Lidhura

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

nga 27
22:28 | 21/02/2026
0

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

nga 27
21:04 | 21/02/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

nga 27
20:24 | 21/02/2026
0

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

nga 27
19:54 | 21/02/2026
0

Një situatë problematike ka prekur prej rreth dy javësh zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në disa rrethe të...

Para
Vettingu/ Konfirmohet në detyrë kreu i Gjykatës së Posaçme Sandër Simoni

Covid-19 hyn në Gjykatën e Posaçme, rezulton pozitiv Sandër Simoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

22:28 | 21/02/2026
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

15:31 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com