Mjeku i familjes falas?! Qeveria paguan vetëm 2 milion lekë të reja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku i familjes falas?! Qeveria paguan vetëm 2 milion lekë të reja

11:04 | 08/02/2016
në Uncategorized
0

Vetëm 2 milion lekë të reja do i kushtojë buxhetit vendimi i qeverisë për të hequr tarifën 1 mijë lekëshe që ta pasiguruarit duhej ta paguanin te mjeku i familjes. Në 2015 vetëm 2 mijë persona paguan një faturë të tillë. Qeveria shpreson të zbusë mitmarrjen.

Vizita te mjeku i familjes për të pasiguruarit edhe për pak kohë do të vijojë të jetë me kartë shëndeti apo pagesë nën dorë. Urdhri për heqjen e tarifës prej 1 mijë lekësh për të pasiguruarit ende nuk ka mbërritur zyrtarisht në poliklinikat e vendit edhe pse vendimi ka hyrë në fuqi prej 1 janarit. Edhe pse është shitur si pjesë e shëndetësisë falas kjo lëvizje do i kushtojë qeverisë vetëm 2 milion lekë të reja në vit, pasi jo më shumë se 3 mijë shqiptarë e kanë paguar këtë tarifë gjatë vitit që shkoi sipas FDSKSH. Specialistët thonë se tarifa më shumë ka favorizuar korrupsionin dhe nuk ka ndikim në të ardhurat e buxhetit të shëndetësisë.  Të pyetur nga gazeta “Mapo” mjekët e përgjithshëm deklarojnë se për një urdhër të tillë janë vënë në dijeni nga media, mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme që ata të kryejnë vizita falas për sa kohë një urdhër i tillë ende nuk ka mbërritur zyrtarisht.

Edhe pse kjo tarifë është vendosur bazuar në sistemin e referimit, specialistë në Ministrinë e Shëndetësisë deklarojnë se heqja e tarifës tek mjeku i familjes nuk zhbën sistemin e referimit, pasi në shumicën e rasteve vizita mjekësore tek ky mjek nuk mbyll ciklin për përcaktimin e sëmundjes. Do të jenë analizat, ekzaminimet të cilat do të “vulosin” fatin e diagnozës tënde, të gjitha këto do vijojnë të jenë me pagesë për të pasiguruarit.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Vizitat

Situata duket se ka ngecur, pasi në asnjë prej qendrave shëndetësore në Tiranë nuk ka mbërritur shkresa që t’i njoftojë zyrtarisht për një vendim të tillë, çka bën që vizitat ende të vijojnë me “metodat” e vjetra. Nga ana tjetër vizita falas është vetëm gjysma e së vërtetës, pasi medalje fsheh anën tjetër. Sigurisht që heqja e kësaj tarife ka përfitimet e veta për të gjitha ata të cilët sistemi shëndetësor, dashje pa dashje i linte jashtë kujdesit, pasi këtyre të fundit u hiqet një barrë prej 1 mijë lekësh e vendosur nga sistemi i referimit. Por mjekët e familjes thonë se përfitues të vizitës falas tek mjeku i familjes është një pjesë shumë e vogël e popullatës dhe sipas statistikave shëndetësore rezulton të jetë edhe pjesa më aktive, që sëmurët me rrallë dhe nuk invalidizohet, për rrjedhojë vlera e falur është e papërfillshme dhe më shumë propagandistike për të ashtuquajturën shëndetësi falas. Nga ana tjetër mjekët thonë se 1 mijë lek të falura janë shumë pak për një pacient i cili që të mbyllë vizitën apo zgjidhë problemin shëndetësorë duhet të paguaj disa herë më shumë.

Ata thonë se diagnozën nuk e përcakton dot mjeku i familjes nëse nuk kryhen ekzaminimet dhe analizat përkatëse. Duke vlerësuar sistemin shëndetësor si të padrejtë, bluzat e bardha thonë se duke ditur që të pasiguruarit më shumë vlerë kanë ekzaminimet dhe vizitat tek specialistët sesa mjeku i familjes, pasi praktikisht cikli i vizitave nuk mbyllet këtu. Ndaj dhe ata vlerësojnë se një vendim i tillë, mbetet vetëm një trumbetim i radhës sikurse shëndetësia falas, dhe realisht qeveria fal diçka që është zero, ndërkohë ekzaminimet që kushtojnë do të vijojnë të paguhen.

Të ardhurat

Por cila ishte arsyeja që qeveria vendosi heqjen e tarifës tek mjeku i familjes? 1 mijë lekë, një tarifë e vendosur prej vitit 2009 sipas sistemit i referimit, duket se nuk ka sjellë të ardhurat e pritshme për sistemin shëndetësor. Të dhënat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm tregojnë se vetëm 2000- 3000 persona të pasiguruar kanë paguar tarifën në fuqi për t’u vizituar tek mjeku i familjes. Për Fondin kjo pagesë më së shumti ka shmangur pagesat, teksa ka favorizuar zëvendësimin e saj me pagesën nën dorë.

“Gjatë vitit që kaloi këto të ardhura kanë qenë 107 milionë lekë, nga të cilat rreth 2(dy) milionë lekë llogariten të jenë nga vizita e të pasiguruarve te mjeku i familjes.  Pra, ato përbëjnë më pak se 2% të totalit të të ardhurave dytësore të krijuara nga qendrat për të gjitha shërbimet e tarifuara që ato ofrojnë për popullatën. Referuar të dhënave më sipër, volumi i punës i përballuar nga mjekët në kujdesin parësor ka qenë dhe vazhdon të jetë i konsiderueshëm, veçanërisht në zonat urbane. Gjithsesi në këtë kontekst ndryshimesh, me synimin drejt mbulimit universal, u miratua ky ndryshim ligjor mbi ndryshimin e ligjit Nr. 10 383 “Për Sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në RSH”-referojnë të dhënat e e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun në FSDKSH.  Nisur nga një situatë e tillë Fondi ka marrë përsipër mbulimin e shërbimit shëndetësor edhe për personat e pasiguruar.

Ndonëse ky ndryshim mund të sjell një fluks më të lartë të vizitave në kujdesin parësor, mjekët e familjes nuk do të ketë shtesë page, pasi pagesa e mjekut të familjes mbështetet mbi numrin e banorëve të territorit që ai mbulon, pavarësisht statusit të popullatës (e siguruar apo jo). Për pasojë nuk parashikohen shpenzime shtesë për vizitën falas tek mjeku I familjes./mapo

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Haradinaj: Zgjidhja e vetme, zgjedhje të parakohëshme

Haradinaj: Zgjidhja e vetme, zgjedhje të parakohëshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com