Mish pule nga Brazili, AKU bllokon 27 tonë në Durrës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mish pule nga Brazili, AKU bllokon 27 tonë në Durrës

11:30 | 31/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se në portin e Durrësit u ushtrua kontroll në një ngarkesë me sasi totale 27 tone “mish pule” me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë, e cila rezultoi me mangësi në dokumentacionin shoqërues. Kjo sasi u bllokua, si e pasigurt per konsumtorin.

Drejtoritë Rajonale të AKU, qarku Korçë, Fier dhe Shkodër ushtruan kontrolle në 3 subjekte, ku pati gjthashtu probleme që çuan në  10 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 3.5 milion lekë për 3 subjektet, “Ndërprerja e aktivitetit” për 2 subjekte.

Njoftimi i plotë

Read more

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer një sërë kontrollesh të njëpasnjëshme për monitorimin e cilësisë dhe efektivitetit të kontrolleve zyrtare, si në terren, ashtu edhe në Pikat e Inspektimit Kufitar, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorëve, si dhe për të garantuar sigurinë ushqimore në vend. Nga kontrollet ka rezultuar se një ngarkesë me produkte importi dhe disa subjekte nuk përmbushnin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

  • Subjekti“TONA-ALB” me aktivitet “Prodhim, përpunim, ambalazhim, etiketim të salcave të ndryshme dhe produkteve me origjinë të përzier”, Korçë, u konstatua se subjekti pasi kishte aplikuar për t’u pajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) kishte vijuar aktivitetin pa marrë miratimin, si dhe pjesërisht pa sistem gjurmueshmërie. U evidentuan një sërë produktesh lëndë të para (erëza 66 kg), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit, si dhe produkte me etiketa të panotifikuara nga ana e AKU-së (salcë 163 kg, mustardë 400 kg, kokteil 13 kg etj.), si dhe të dhënat në etiketë nuk përkonin me përshkrimin e produktit në kartën teknologjike. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. “Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),
  3. “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),
  4. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmeshmërisë),
  5. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),
  6. “Bllokim i produktit” për 66 kg produkte të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe 576 kg produkte të paetiketuara, deri në etiketimin e tyre konform ligjit.
  • Subjekti “Shaqir Hoxha” me aktivitete “Supermarket”, Çermë, Fier, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit (HACCP). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetëkontrollit),
  4. “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
  • Ditën e djeshme në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës nga ana e inspektorëve të AKU u ushtrua kontroll në një ngarkesë me sasi totale 27 ton “mish pule” me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë, e importuar nga subjekti “ZICO sha”, e cila rezultoi se nuk plotësonte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore pasi kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues (pavlefshmëri të certifikatës veterinare). Për rrjedhojë, u arrit në përfundimin se ngarkesa me produkte importi është e pasigurt për konsum njerëzor dhe u vendos kthimi i saj në vendin e origjinës.
  • Subjekti “Liljanë Shuajup Prevja” me aktivitete “Njësi prodhim, tregtim buke dhe Mëngjezore” Bërdicë, Shkodër, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin i parregjistruar në QKB (shkelje për të cilën u bë njoftimi i strukturave të Tatim Taksave Shkodër), pa sistem gjurmueshmërie, si dhe me kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (pajisjet e punës të papastra dhe me prani ndryshku, muret të dëmtuara, tualeti me dalje të drejtpërdrejt në ambjentet e punës dhe pa analiza të ujit të pijshëm). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
  2. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
  3. “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.
Etiketa: AKUAutoriteti Kombëtar i Ushqimitbllokohen 27 tonëDurrësMish pule nga Brazili

Të Lidhura

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

nga 27
09:29 | 03/04/2026
0

Dashi Në marrëdhënie sot mund të ndjeni nevojën për më shumë afërsi dhe mirëkuptim, ndaj mos hezitoni të hapni zemrën....

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Para
Taksa 100%/ Ramush Haradinaj: Kosova arriti që të bllokonte Serbinë

Taksa 100%/ Ramush Haradinaj: Kosova arriti që të bllokonte Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

09:29 | 03/04/2026
Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –
  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –
  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com