E bujshme ishte gara e para disa javëve në Serbi, kur një 23-vjeçar nga Mirdita arriti të fitonte, edhe pse i gjakosur.
David Nikolli arriti të marrë medalje ari duke lënë pas çdo pengesë që u munduan t’i bëjnë, vetëm e vetëm që të lartësojë flamurin shqiptar.
Gjatë garës, një bullgar dhe një rumun tentuan ta ndalonin duke e shtyrë sa me bërryla e sa me këmbë por Davidi, pavarësisht lëndimit ia doli të ruajë ekulibrin dhe t’i dhuronte Shqipërisë një medalje të artë.
“Davidi i artë” pati paralajmëruar se do të ishte pjesëmarrës në “Maratonën e Tiranës” dhe ashtu ndodhi. 23-vjeçari ia doli të renditet i katërti, por theu rekordin kombëtar me 1 minutë.