Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor –

12:20 | 03/06/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh –

Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban –

“Bami” ia bën bam me 2 MLD lekë në Bathore/ Tenderi me “Flamur të kuq” i Rakip Sulit, i jep trotuaret e dy rrugëve që janë ndërtuar dy herë nga fillimi

Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të Botërorit 2026, ja si rreshtohen Meksika dhe Afrika e Jugut –

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e Ballkanit Perëndimor, është konfirmuar jozyrtarisht nga Këshilli i BE-së.

Vendimi ka të bëjë me hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për roaming-un në rrjetet publike të komunikimeve mobile.

Këshilli i BE-së pritet që të enjten, më 4 qershor, ta miratojë zyrtarisht vendimin, dhe më pas mund të nisin negociatat me secilin shtet të rajonit në mënyrë individuale.

Nga Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian u tha se mbështesin fuqishëm rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e përkushtimit tonë ndaj rajonit. Mirëpresim miratimin formal të vendimit me të cilin autorizohet hapja e negociatave për marrëveshjet”, deklaroi një zëdhënës i Presidencës që udhëhiqet nga Qiproja.

Komisioni Evropian në muajin shkurt kishte propozuar heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor.

“Roam Like at Home” (Pa tarifa shtesë) zbatohet në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e Zonës Ekonomike Evropiane. Në janar të këtij viti, rregullorja është zgjeruar edhe për Ukrainën dhe Moldavinë, edhe pse këto vende nuk janë anëtare të BE-së.

Zyrtarët evropianë presin që negociatat të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Në një skenar ideal, roaming-u midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së mund të hiqet që vitin e ardhshëm. Megjithatë, zyrtarët evropianë theksojnë se gjithçka varet nga gatishmëria e vendeve të rajonit për të përparuar në këto negociata.

“Roam Like at Home” përfaqëson një nga politikat më të suksesshme të Bashkimit Evropian të dedikuara qytetarëve të tij. Ai është në fuqi që nga viti 2017.

Bëhet fjalë për një rregullore të Komisionit Evropian që mundëson përdorimin e telefonave celularë në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e origjinës.

Kjo do të thotë se gjatë përdorimit të telefonit celular në zonën e BE-së nuk ka kosto shtesë për thirrje, SMS dhe përdorimin e internetit, por aplikohen tarifat e vendit të origjinës. I njëjti rregull vlen edhe për thirrjet dhe mesazhet që përdoruesit i marrin gjatë qëndrimit jashtë vendit./ REL

 

Të Lidhura

Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh –

Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh –

nga 27
20:51 | 11/06/2026
0

Një vajzë, e cila ishte pjesë e protestës para Kryeministrisë, rrëfeu historinë e trishtë të vuajtjeve të saj dhe familjes...

Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban –

Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban –

nga 27
20:33 | 11/06/2026
0

Nga Elvira Dones Nuk di si fle e si zgjohet Kryeministri shqiptar; nuk kam si ta di. Platoni, në veprën...

“Bami” ia bën bam me 2 MLD lekë në Bathore/ Tenderi me “Flamur të kuq” i Rakip Sulit, i jep trotuaret e dy rrugëve që janë ndërtuar dy herë nga fillimi

“Bami” ia bën bam me 2 MLD lekë në Bathore/ Tenderi me “Flamur të kuq” i Rakip Sulit, i jep trotuaret e dy rrugëve që janë ndërtuar dy herë nga fillimi

nga 27
20:25 | 11/06/2026
0

  Zgjedhjet janë një okazion i madh mbi asfalt! Kryebashkiakët ndajnë paratë e tenderave, kompanitë mbushin llogaritë, ndërsa banorët shpresojnë...

Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të Botërorit 2026, ja si rreshtohen Meksika dhe Afrika e Jugut –

Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të Botërorit 2026, ja si rreshtohen Meksika dhe Afrika e Jugut –

nga 27
19:55 | 11/06/2026
0

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Para
Edhe diktatori Hoxha do u kishte zili –

Po i fsheh opozitës procesin e negociatave të Shqipërisë me BE -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh –

Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh –

20:51 | 11/06/2026
Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban –

Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban –

20:33 | 11/06/2026
“Bami” ia bën bam me 2 MLD lekë në Bathore/ Tenderi me “Flamur të kuq” i Rakip Sulit, i jep trotuaret e dy rrugëve që janë ndërtuar dy herë nga fillimi

“Bami” ia bën bam me 2 MLD lekë në Bathore/ Tenderi me “Flamur të kuq” i Rakip Sulit, i jep trotuaret e dy rrugëve që janë ndërtuar dy herë nga fillimi

20:25 | 11/06/2026
Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të Botërorit 2026, ja si rreshtohen Meksika dhe Afrika e Jugut –

Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të Botërorit 2026, ja si rreshtohen Meksika dhe Afrika e Jugut –

19:55 | 11/06/2026
“Emërimi i administratorit, i paligjshëm”/ Rektori i Universitetit të Shkodrës i jep dorëheqjen Kumbaros –

“Emërimi i administratorit, i paligjshëm”/ Rektori i Universitetit të Shkodrës i jep dorëheqjen Kumbaros –

19:49 | 11/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh –
  • Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban –
  • “Bami” ia bën bam me 2 MLD lekë në Bathore/ Tenderi me “Flamur të kuq” i Rakip Sulit, i jep trotuaret e dy rrugëve që janë ndërtuar dy herë nga fillimi
  • Formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të Botërorit 2026, ja si rreshtohen Meksika dhe Afrika e Jugut –
  • “Emërimi i administratorit, i paligjshëm”/ Rektori i Universitetit të Shkodrës i jep dorëheqjen Kumbaros –
  • U bënë disa përjashtime, i shërbejnë interesit kombëtar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh –
  • Nuk ke të drejtën të bësh Shqipërinë Kurban –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com