Miratohet në Kuvend ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni që do të drejtohet nga opozita u votua me 120 vota pro. Parlamenti ka votuar ngritjen e komisionit hetimor, një nga tre të kërkuar nga opozita.
Ndërsa ai për Bechetti-n i kërkuar gjithashtu nga opozita u rrëzua, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim. Ndërkohë, kërkesa tjetër e opozitës për krijimin e një komisioni për inceneratorët do të kalohet për votim javën e ardhshme.