Organizata Rinore ka protestuar para kryeministrisë për ligjin anti-shpifje, i cili është në kundërshtim të hapur me Komisionin Europian dhe Zyrën e Komisioneres së Lartë për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës.
Një grup të rinjsh janë mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa kundërshtojnë paketën që u miratua ditën e djeshme në Kuvend.
Siç shihet nga pamjet, të rinjtë kanë gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të shprehur kundërshtinë e tyre, duke vendosur para Kryeministrisë televizorë sipër të cilëve janë prangat.