Minutë pas minute / Shpërthimet terroriste në Bruksel, 34 viktima 187 të plagosur – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Minutë pas minute / Shpërthimet terroriste në Bruksel, 34 viktima 187 të plagosur

16:11 | 22/03/2016
në Uncategorized
0

Goditet zemra e Bashkimit Europian/ Belgjika tre ditë në zi për viktimat

Ambasada shqiptare në Bruksel: Nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar

Terrorizmi ka goditur sot në zemër të Europës në qytetin ku ndodhen shumica e insitucioneve kryesore të Bashkimit Europian, në Bruksel. Ky është sulmi i dytë më i rëndë pas atij të Parisit disa muaj më parë. Lajmet e fundit të mediave europiane flasin të paktën për 34 viktima dhe dhjetra të plagosur pas shpërthimet kamikaze, dy në aeroport dhe tjetri në stacionin e metrosë fare pranë selisë së BE-së. “Terror në Bruksel”- ky është kryelajmi i mediave europiane sot ndërkohë që tmerri ka pushtuar rrugët e këtij qyteti. Mediat vendase raportojnë për pajme apokaliptike me tym, zjarr, gjak e trupa njerëzish në shpërthimet që ndodhen në aeroport në sportelin e American Airlines. Të pranishmit në aeroport e përshkruajnë situatën si të tmerrshme dhe shokuese.  AFP njofton se të gjitha stacionet e metrosë në Bruksel janë mbyllur sot në mëngjes pas disa shpërthimesh, kryesisht pas atij në lagjen Evropiane, pas shpërthimit në aeroportin ndërkombëtare në Bruksel, njoftoi agjencia e trensporteve në Bruksel. Ndërkohë e gjithë Evropa është në panik dhe ka shtuar masat e sigurisë. Qeveria belge ka shpallur tre ditë zie për viktimat e shpërthimeve terroriste në Bruksel.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Policia belge identifikon dy të dyshuar për sulmet në Bruksel

Najim Laachraoui dhe  Mohamed Abrini, janë dy personat e dyshuar si atutorë të sulmeve në Bruksel. Ata ishin shpallur si bashkëpunëtorë të Abdeslam në sulmet e Parisit. Laachraoui, 24-vjeç nga Siria, sipas informacione ka udhëtuar në vendlindje në shkurt të 2013 dhe më pas është kthyer në Evropë me identitet të rremë si Soutane Kayal. Me këtë emër, ai ka udhëtuar edhe në Budapest të Hungarisë në shtator të vitit të kaluar së bashku me Abdeslam. Policia konfirmoi se ADN-ja e Lacroi u gjet në disa prej rripave shpërthyes të përdorur në sulmet e nëntorit.  ADN-ja e tij është gjetur edhe gjatë bastisjeve të banesave  në qytetin belg të Auvelais. Mohamed Abrini, 30-vjeç, shtetas belg me origjinë marokene është parë dhe fotografuar me Abdeslam para sulmeve të nëntorit dhe mendohet se të dy janë miq fëmijërie.

Belgjikë/ tre ditë zie për viktimat e sulmit terrorist

Qeveria belge shpall tre ditë zie kombëtare për viktimat e sulmit terrorist në Bruksel. Ndërkohë Kryeministri Italian, Mateo Renzi propozon një pakt evropian për luftën ndaj terrorizimit. Krerët e qeverive të vendfeve të BE-së janë solidarizuar me qeverinë dhe popullin belg në këtë ditë të vështirë ku për shkak të sulemeve terroriste, deri  tani janë 34 viktima dhe dhjetra të plagosur

Vazhdon paniku në Bruksel/ Alarme për bombë në një spital

Gazeta belge ‘Le Soir’informon në faqen e saj zyrtare online për një alarm për bombë në spitalin Saint Pierre, ku janë të shtruar dhjetra persona të plagosur në sulmet e paradites së sotme. Në këtë spital është shtruar edhe Salah Abdeslam pas arrestimit të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=dzI111n0-D8

Mogerhini në lot: Ditë tmerri në Bruksel

Shefja e diplomacisë së BE-së ndodhej në një konferencë pak pranë vendit të shpërthimit. Në selinë e BE-së po diskutohej për Shqipërinë

mokerini

Shefja e Diplomacisë së BE-së Federica Mogerhini ka shpërthyr në lot ndërsa po zhvillohej një konferencë shtypi në Bruksel. “Sot ëshët një ditë shumë e trishtuar për të gjithë Europën” është shprehur Mogrehini teksa ka folur për sulmet që tronditën Blegjikën këtë të martë.

Ajo ndodhej në një konferencë shtypi, pas takimit me ministrin e jashtëm jordanez pikërisht për të koordinuar punën kundër luftës së terrorizmit.

Ndërkaq në selinë Schuman të Bashkimt Europian po diskutohej për Shqipërinë, përkatësisht për raportin e stabilizim asocimi, pra për hapjen e negociatave.  Mbledhja ëshët pezulluar sepse pak metra pranë ndodhi shpërthimi në srtacionin e metrosë Schuman ku humbën jetën dhjetar person dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar.

Kryeministri belg, Charles Michel:  Sot ditë të zezë për Belgjikën

kryeministri-belg-655x356

Kryeministri belg nuk ka dhënë një bilanc të viktimave  dhe të të plagosurve. Ai tha se e kemi çuar nivelin e sigurisë në nivelin katër, po marrim masa shtesë sigurie. Kemi përforcuar sigurinë në kufij dhe kontrollet në transportin publik.

“Po përpiqemi të stabilizojmë situatën, por shqetësimi nuk ka përfunduar. Prioritet kemi trajtimin e të plagosurve në këto atentate, i kemi transportuar drejt spitaleve të ndryshme. Ka një numër viktimash dhe të plagosurish. E kemi çuar nivelin e sigurisë në nivelin katër, po marrim masa shtesë sigurie. Kemi përforcuar sigurinë në kufij dhe kontrollet në transportin publik. Është një ditë e zezë për vendin tonë deri në këto momente, është një tragjedi”. Kryeministri belg i ka bërë thirrje qytetarëve  për qetësi dhe solidaritet. “U kërkoj të gjithëve të jemi të qetë po përballemi me një sprovë që duhet ta kalojmë. Duhet të jemi sëbashku, duhet të jemi solidarë. Do vazhdojmë të ndjekim situatën minutë pas minute, duke i pasur forcat e ndihmës së shpejtë dhe policisë në vendodhje. Jemi të vendosur, do ta mposhtim këtë rrezik”.

 

11:30 Shpërthimi i pestë, situata jashtë kontrollit në Bruksel

Një tjetër shpërhtim raportohet të ketë ndodhur në qëndër të Brukselit. Ka dalë tërësisht jashtë kontrollit situate në Belgjikë. Mediat belge flasin për një shpërthim të pestë në Bruksel.

 

11:00 Panik dhe kaos në Belgjikë/ KE thirrje zyrtarëve mos dilni nga zyrat

Vendet e Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga qytetarët të kufizojnë daljet nga shtëpia për shkak të terrorit pas sulmeve në Bruksel. Autoritetet franceze kanë marrë masa të  rrepta sigurie në pikat strategjike të vendit ku dhe  janë dërguar forcat ushtarake, si në aeroporte, metro apo stacione të mëdha autobusësh.

Ndërkohë,  Komisioni Europian u kërkon të gjithë funksionarëve të mos dalin nga institucionet evropiane si dhe të qëndrojnë në shtëpi ose në zyrat e tyre ku ndodhen momentalisht.

Lajmi është bërë i ditur nga zv presidenti i KE-së Kristalina Georgieva me një tëitter.

Autoritete thonë se janë mbyllur të gjithë metrotë, avionët kanë devijuar lëvizjen e tyre gjithashtu janë mbyllur të gjithë muzetë.

10:38 Ambasada shqiptare: deri tani ska shqiptarë të lënduar

Ambasada shqiptare në Bruksel informon se deri tani nuk ka të dhëna për shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet e sotme terroriste në Bruksel. Ambasada jone në Bruksel qëndron në gatishmëri për situatën e krijuar dhe ka vendosur një numër ku shqiptarët mund të kontaktojnë ++32 (0) 488950217 .

Ndërkohë ministria e Jashtme Shqiptare ka dënuar sulmet terroriste që goditen sot Brukselin dhe shpreh solidaritetin me popullin dhe qeverinë belge në këto momente të vështira.

Ministria e Jashtme deklaron se Shqipëria qëndron krah autoriteteve belge në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

10:10 Rriten masat e sigurisë në Gjermani, Britani, France e vende të tjera të BE

Pas shpërthimeve në Bruksel, vendet e tjera të BE-së kanë rritur në maksimum masat e sigurisë nga frika e shpërthimeve terroriste edhe atje. Mediat botërore, flasin për shtim të masave të sigurisë sigurisë në Gjermani, Britani, Itali, Francë, etj. Janë mbledhur këshillat e sigurisë në thuasje të gjtiha shtetet e Evropës dhe po diskutohet për mbyllje aeroportesh dhe vendesh të tjera publike.

09: 30 dy shpërthime të tjera në metro

metro

Dy shperthime të tjeta kanë ndodhur në Bruksel në një metro pranë institucioneve të Bashkimit Evropian. Mediat në Bruksel, raportojnë se ka viktima dhe të plagosur. Janë ende të paqarta informacionet që mbërrijnë, ndërkohë që vendi është përfshirë në panik ndërkohë që po flitet për një shpërthim të katërt.

08:00 Sulmet në sportelin e kontrollit të linjës American Airlines.

Brukseli tronditet nga dy shpërthime të fuqishme në aeroportin e Zaventem. Raportimet paraprake flasin për 11 të vdekur dhe dhjetëra persona të tjerë të plagosur. Dyshimet e para janë për një akt terrorist, i cili është regjistruar rreth orës 08:00 të ditës së sotme. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje të cituar nga mediat belge, tronditjet e forta të shpërthimeve kanë qenë përqëndruar në sportelin e kontrollit të linjës së fluturimit American Airlines.

Fotografitë tregojnë dritaret e terminalit të thyera nga forca e shpërthimit, tymin që ngrihet lart në qiell dhe pasagjerët të tmerruar që vrapojnë të largohen, të tjerë të gjakosur. Zyrtarët e aeroportit konfirmuan se aeroporti është mbyllur. Trafiku hekurudhor në aeroport ka qenë gjithashtu i pezulluar.

Incidenti vjen në një kohë kur kryeqyteti belg ishte në gjendje të lartë gatishmërie pas arrestimit të të dyshuarit të sulmeve terroriste në  Paris, Salah Abdeslam vetëm katër ditë më parë.

bruksel 9

foto bruksel

bruksel 2

bruksel 3

https://www.youtube.com/watch?v=iwrQlJ-zJzY&feature=youtu.be

Etiketa: akt terroristmbi 10 te vrareshperthim ne bruksel

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Tiranë/ Atentat ndërtuesit te Komuna e Parisit

Konflikt me armë në Gjirokastër, plumba dy vëllezërve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com