Ministrja propozon privatizim/ Artistët: Opera nuk është naftë, do përfundojë tallava – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrja propozon privatizim/ Artistët: Opera nuk është naftë, do përfundojë tallava

12:03 | 26/09/2020
në Kryesore
0

 “TKOB, siç tha dhe drejtoresha Zana Çela, duhet të dalë jashtë skemës së kësaj varësie nga shteti. Në asnjë vend tjetër, jo vetëm në Europë, por dhe në kontinente të tjera, nuk gjejmë formula të tilla. Besoj se është momenti, me një investim të tillë që ka bërë qeveria shqiptare, me një rrugë tashmë të hapur dhe infrastrukturë të shtuar, që të fillojë dhe të ndryshojë totalisht mendësia e konkurrencës në të gjithë territorin kombëtar, dhe kjo, pse jo, le të jetë shtëpia e parë, që kjo konkurrencë të nisë dhe të marrë jetë”.

 

Kjo deklaratë e ministres së Kulturës, Elva Margariti, bërë gjatë analizës së punës katërvjeçare pa praninë e mediave, ka ngjallur reagime mes artistëve. Duke besuar se kjo shënon fillimin e rikthimit te ideja e kahershme e një opere private që merr tiparet e një kompanie, ata kanë ngritur zërin, në fillim në rrjetet sociale e më pas në media.

Baritoni Ylber Gjini tha se “Opera e kthyer si një kompani teatrore private, është një ide e hershme. Ju e mbani mend që është diskutuar që para 20 vitesh. Por ministrja duhet të kuptojë që Teatrot Kombëtarë janë të paprekshëm. Ajo duhet të dalë të sqarojë nëse ajo që ka thënë është një lapsus, ne e kemi keqkuptuar, apo ka vërtet një projekt për ta kthyer operën në private”.

Read more

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

Pos vetë artistëve, reagimi kundër një privatizimi të mundshëm ka ardhur edhe nga Sindikata e Artistëve.

Reshat Ibrahimi, kryetar i Sindikatës së Artistëve, tha dje se “Deklarata e ministres është skandaloze! Ideja e një opere private, e rrezikshme. Ministrja duhet të dalë e të sqarojë se, kur thua ‘të dalë nga varësia e shtetit’, nënkupton, opera komunale apo private? Unë kam kërkuar takim në emër të sindikatës dhe pres të marr përgjigje që të jemi më të qartë”, – tha Ibrahimi.

Ndërsa debati zien, nuk ka komunikime zyrtare as nga Opera, as nga ministria. Jozyrtarisht, administrata e Operës flet për keqkuptim, por kjo nuk vjen me deklaratë publike. Artistët flasin për komunikimet e tyre dhe për zhbërje të Operës si art në rast privatizimi.

Baritoni Gjini tha se “Unë kam pasur një takim me drejtoreshën (Zana Çela), e cila më tha se deklarata e ministres është keqkuptuar, por është momenti që të kemi një deklaratë nga ministria. Mund t’ju them se Operën një privat nuk e mban dot. Një privat mund të mbajë një tallava, por jo një Opera”.

Me 250 të punësuar, buxhet vjetor rreth 295 milionë dhe më se 1.2 miliardë lekë të nxjerra nga buxheti i shtetit për rikonstruksion për Operën janë në pikëpyetje për të ardhmen, nëse privatizimi po shihet si mundësi.

Në të shumtën e vet, artistët marrin shembullin e rafinerive të naftës, që gjatë kohës që ishin shtetërore, dilnin me fitime dhe paguanin punonjësit, ndërsa tani, janë me humbje dhe nuk arrijnë të paguajnë as naftëtarët.

ALEKSANDER PEÇI

Lidhur me Operën, të pavarur nga shteti. Pyetje: A kanë mundësi shqiptarët të blejnë 100 deri 150 euro biletë për në Opera? Për të jetuar me buxhet të pavarur nga qeveria? Kanë ligj për sponsorizimet që lekët që privati i jep TKOB shteti t’ia zbresë nga tatimet? TKOB nuk do jetë më kombëtar. Privati, që mund të jetë dhe një izraelit apo anglez apo apo… do hedhë lekë për art që të flasë shqip me tinguj? Kjo që është një nga arritjet më të mëdha të kompozitorëve do të shkatërrohet? Po lexoja një koleg kompozitor, nga më të shquarit e muzikës italiane sot. Si anëtar jurie thoshte në një kompeticion, ‘pashë që diferencat midis një kinezi, europiani, amerikani e aziatiku ishin shumë-shumë të vogla’. Globalizmi është strategjia më fatale për zhdukjen qoftë të të folurit, të shkruarit apo gjuhëve me tinguj. Italia financimet më të mëdha i ka për teatrot lirike. Po ne me organizim shtetëror dhe kemi 33 vjet pa balet shqip, premierë. Kam 10 vjet kam marrë çmim të parë me ‘Dodona balet’ dhe mendoni se do ta bëjë privati? Menaxhimin e privatit e pamë te nafta, minierat, asetet e këtij vendi. Por Opera s’është naftë. Po eksperienca e Lidhjes, Kinostudios çfarë tregon? Absolutisht gjithçka tregon shkatërrimin e TKOB, absolutisht ndërtimin e një versioni privat më të mirë, 6 milionë euro jep Franca për teatrin. Imagjino sa jep për Grand Opera e Bastille. E thoshte Meksi në ‘90 e ca, ‘artistët të shesin banane, por vlerat që japin artistët janë asete kulturore që nuk i japin dot politikanët’.

E supozojmë që TKOB del privat. Cili ministër parlamentar qeveritar në 20 premiera e shfaqje gjatë 1 viti do presë një biletë 150 euro dhe t’i japë nga xhepi i tij Operës 3000 euro çdo vit? E për 20 vjet ai t’i japë operës 60.000 euro? Si mendoni për shembull, ministrja e Kulturës do i japë 60000 euro nga xhepi i saj për Operën? A do ketë ndonjëherë një strategji, si kjo p.sh. e zhvillimit të madh ekonomik të vendit? Zhvillimi ekonomik është super-zgjidhja edhe për Operën, artin. Stop emigrimit e gjithçka!

ETRITA IBRAHIMI

Ide e zbatueshme, apo jo, si e bija e Feim Ibrahimit, njërit prej kolosëve që e themeluan këtë institucion, duke u mbetur mirënjohëse figurave të vërteta të këtij vendi, të cilat me mund dhe shumë vështirësi e sollën artin muzikor deri këtu, mund të them që Teatri i Operës ka lindur shtetëror dhe nuk mund të kthehet në teatër privat, sidomos tani që sapo u rikonstruktua me paratë e të gjithë shqiptarëve.

Shtetet europiane kanë teatro private, por kanë edhe teatro shtetërore dhe, për më tepër, ato private kanë lindur të tilla dhe kështu kanë mbetur në shekuj!

Po Shqipëria pse kujtohet tani, kujt do t’i jepet në dorë pikërisht në këtë moment që nuk duhet shpenzuar më asnjë qindarkë për ta restauruar?

Teatri i Operës është vetëm një në këtë vend, është kombëtar dhe nuk duhet prekur nga askush!

/GSH

Etiketa: Baritoni Ylber Gjinidrejtoresha Zana ÇelaElva Margaritiministrja e kulturespropozimi per privatizimTKOB

Të Lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

nga 27
23:04 | 11/01/2026
0

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

nga 27
22:38 | 11/01/2026
0

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah. Ekipi...

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

nga 27
22:08 | 11/01/2026
0

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

nga 27
21:54 | 11/01/2026
0

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm...

Para
OBSH: Numri i viktimave nga COVID-19 mund të shkojë deri në 2 milionë

OBSH: Numri i viktimave nga COVID-19 mund të shkojë deri në 2 milionë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com