Ministrja Kodheli sulmon Berishën, i kujton ngjarjet e vitit 1997 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrja Kodheli sulmon Berishën, i kujton ngjarjet e vitit 1997

13:18 | 17/03/2017
në Shqiperi
0

Nga baza detare në Pashaliman, Vlorë  u përcoll kontigjenti i 3-të  i Forcës Detare në detin Egje.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zëvendës Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Brigade Dedë Prenga, Komandanti i Forcës Detare Gjeneral brigade Ylber Dogjani, komandantë, drejtorë dhe familjarë të pjestarëve të këtij kontigjenti.

Gjatë fjalës së saj ministrja Kodheli kujtoi hapat e parë në rrugën drejt këtyre misioneve para dhjetë muajsh.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ministrja e Mbrojtjes ka evidentuar rrugën e vështirë të Forcave të Armatosura drejt arritjes së kësaj dite dhe kthimit në një ushtri të denjë si vend anëtar i NATO-s.

Duke shprehur vendosmërinë e qeverisë shqiptare për bërë Shqipërinë anëtare dinjitoze të komunitetit euro-atlantik, Ministrja e Mbrojtjes ka nënvizuar faktin se qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për reformat në vend.

 

Në përfundim të aktiviteti ministrja Kodheli i dorëzoi flamurin kombëtar komandantit të kontigjentit të tretë, Kapitenit të rangut të tretë, Ermal Hila.

Ekuipazhi i anijes Oriku do të jetë në komandën gjermane, e cila ka komandën e radhës të grupit  “Standing NATO Maritime Group 2”.

 

Në fljalim e saj Ministrja e Mbtojtjes Mimi Kodheli ka sulmuar ish-Kryeministrin Berisha dhe çadrën e PD duke u kthyr 20 vite pas në kohë ku kujtoi ngjarjet e vitit 1997.

“Muaji mars sjell gjithnjë kujtime të hidhura për të gjithë ne, e në mënyrë të veçantë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Marsi i vitit 1997 shkërmoqi plotësisht strukturat tona ushtarake, sipas një skenari të qartë dashakeqës për të mbrojtur me çdo kusht pushtetin e një individi. I cili urdhëroi makabritete që asnjë udhëheqës europian nuk ia ka bërë vendit të tij.

E prapë, në marsin e 2008, po e njëjta klikë përmes abuzimit me pushtetin dhe me pasuritë publike, hodhi në erë një fshat të tërë, duke shkaktuar 26 të vdekur, qindra të plagosur e prona private të shkatërruara. Nga babëzia për të përfituar nga arsenali ushtarak i Forcave të Armatosura. Nga parimi i tyre i përhershëm se familja është mbi shoqërinë, individi mbi vlerat sociale. Vranë, vodhën dhe gënjyen. Edhe u fshehën pas procedurës. I kemi sot mes nesh, të lirë.

Janë po këta njerëz që sot, që të angazhuar me të gjithë forcat, pengojnë reformën në drejtësi, kushtin e vetëm për hapjen e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Evropian. Pengojnë përparimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe evropiane. A e ka menduar njeri pse kemi vendosur të nisim kontigjente ushtarake kudo nëpër botë? Nga Afganistani në Letoni, nga Çadi në Irak? Pse angazhohemi në misionet e NATO dhe BE në Bosnje, Kosovë apo në Detin Egje? Mos vallë për statistika, apo për koleksionim vulash në pasaportë?

Jo të nderuar ushtarakë. Kjo qeveri është e vendosur ta bëjë Shqipërinë anëtare dinjitoze të komunitetit euro-atlantik. Angazhimi ynë i pandërprerë do të bëjë që reforma të transformohet konkretisht në të mirë të vendit dhe shoqërisë, për të çrrënjosur përfundimisht kulturën e pandëshkueshmërisë si dhe për të kthyer besimin e qytetarëve tek drejtësia.

Reforma në drejtësi merr rëndësi parësore për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, për të vendosur sundimin e ligjit në gjithçka që lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit. Ajo do të jetë edhe një mjet efikas në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Reforma në drejtësi do t’i shërbejë ecurisë se reformave në fusha të tjera, zhvillimit dhe qëndrueshmërisë ekonomike dhe shoqërore, pasi, forcimi i shtetit ligjor është një nga shtyllat kryesore të demokracisë”, tha Kodheli.

 

Etiketa: Mini KodheliSali Berishaviti 1997

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Xhavit Koni: Ju rrëfej si më torturoi në hetuesi Fatmir Xhafaj (film)

Xhavit Koni: Ju rrëfej si më torturoi në hetuesi Fatmir Xhafaj (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com