• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministritë nuk u koordinuan –

23:15 | 26/11/2022
në Shqiperi
0

Lexo edhe

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

Në Gjinar të Elbasanit, prej vitesh aty asgjë nuk ka ndryshuar, edhe pse Gjinari është pjesë e programit të 100 fshatrave. Programi i 100 fshatrave, u prezantua në shkurt të 2018 nga qeveria, edhe pse kanë kaluar 4 vite që prej asaj ditë, programi i rilindjes rurale akoma nuk ka prekur të gjithë fshatrat e premtuar.

KLSH në raportin e tij për periudhën janar-shtator të këtij viti thuhet se programi 100 fshatrat nuk është zbërthyer ne plane vjetore pune, për pasojë edhe efektet e këtij programi mbetën të panjohura, sepse deri më tani nuk ka një raport vlerësues të asaj që është arritur dhe ndikimit që ky projekt ka dhënë në zonat ky ka shkuar mbështetja buxhetore. Por puna e 4 ministrive që duhet të sillte rilindjen e zonave rurale, në vend të zhvillimit erdhi braktisja e fshatrave.

“Kemi bashkuar forcat ç’ka do të thotë kapacitet financiare dhe njerëzore, për të ndërtuar sa më shpejt modelet e fshatit të së nesërmes”, tha Niko Peleshi, ish-ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ministria e Bujqësisë

Ministria e Bujqësisë do të kontribuonte në zhvillimin e 100 fshatrave nëpërmjet programit IPARD dhe Skemës Kombëtare. Por shpërndarja e këtyre fondeve tek kryetarët e bashkisë dhe personave më të shkuar kriminale, sikurse denoncoi edhe emisioni Inside Story, nuk hapi vende të reja në këto fshatra dhe as rriti prodhimin vendas. KLSH konstaton se paratë që janë dhënë për rilindjen rurale , në të vërtetë nuk ka një raport se ku të përcaktojë rezultatin e objektivave që duhet të arrijë programi 100 fshatrat.

KLSH  thotë se 4 ministritë nuk u koordinuan me njëra-tjetrën për shpërndarjen e punëve pasi kurrë nuk u ngrit një strukturë që të administronte dhe monitoronte punët e tyre. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kishte për detyre të zgjeronte hartën e zonave të gjelbërta, ja çfarë deklaronte ish-ministri Klosi:

“Gjelbërimi i Shqipërisë deri në vitin 2020  me mbjelljen e plot të 20 milion e 200 mijë fidanëve është agjenda e ditës sonë të punës”.

Ministria e Kulturës

Por gjethet e 20 milionë pemëve të premtuara nuk dolën kurrë, ndërsa Ministria e Kulturës do të rilindet monumentet e kulturës.

“Fshati i Linit sapo dorëzuam jo më larg se dje dosjen e plotë për të futur bregun tonë të liqenit në trashëgiminë botërore të UNESCO-d. Dhe fshati i Linit do të përfundojë pikërisht prej këtyre gjerave përveç prej atyre që ka historikisht”.

Rrezikimi i liqenit të Ohrit

Por po në këtë viti liqeni i Ohrit rrëzoi të futej në Listën e Rrezikut, për këtë arsye Unesco i la 19 rekomandime për palët që kanë menaxhimin e Ohrit. Ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës kishte për detyrë të ndërtonte rrugët.

“Do të thoni ju unë si ministër infrastrukture dhe energjisë mund të dukem larg pjesës rurale, por pikërisht përmirësimi i infrastrukturës qoftë asaj qëndroje dhe asaj që lidhet më ketë program është e rëndësishme”.

Por fshatrat e së nesërmes, mbetën në të shkuarën. Për këtë arsye KLSH rekomandoi që ministritë e përfshira në program duhet të marrin masa për rivënien në afat të këtij programi qeveritar, përditësimin e tij në vazhdim, nëpërmjet një qasjeje bashkëpunuese ndërinstitucionale, me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit. /TCH/

Të Lidhura

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

nga 27
21:45 | 04/02/2023
0

Në Shqipëri çdo dy ditë një punëtor aksidentohet në vendin e punës. Sipas të dhënave, 184 persona janë aksidentuar në...

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

nga 27
21:37 | 04/02/2023
0

Reshjet e shiut kanë mbushur liqenin e Fierzës. Vetëm 4 metra kanë mbetur pa u mbushur nga baseni më i...

Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

nga 27
21:09 | 04/02/2023
0

Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse...

Nisin reshjet e dëborës dhe në Bulqizë

Nisin reshjet e dëborës dhe në Bulqizë

nga 27
20:55 | 04/02/2023
0

Nisin reshjet e dëborës në Bulqizë. Dëbora, pasditen e sotme, është shoqëruar edhe me një erë të fortë. Policia lokale...

Para
Aksident në Tiranë- Durrës/ Vdesin 2 pasagjeret, rëndë shoferi –

Aksident në Tiranë- Durrës/ Vdesin 2 pasagjeret, rëndë shoferi -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Putin më tha se nuk do e vras Zelenskyn’ –

‘Putin më tha se nuk do e vras Zelenskyn’ –

23:21 | 05/02/2023
Barcelona dëfren ndaj Sevillas, shkëputet në krye –

Barcelona dëfren ndaj Sevillas, shkëputet në krye –

23:09 | 05/02/2023
Milan vazhdon ‘të çalojë’, Inter fiton derbin –

Milan vazhdon ‘të çalojë’, Inter fiton derbin –

22:55 | 05/02/2023
“Tetë vetë i kam kundër”, çfarë bisedoi Luizi me Kiarën –

“Tetë vetë i kam kundër”, çfarë bisedoi Luizi me Kiarën –

22:53 | 05/02/2023
Dashuria e Luizit dhe Kiarës s’ka kufi, puthen dhe gjatë gatimit –

Dashuria e Luizit dhe Kiarës s’ka kufi, puthen dhe gjatë gatimit –

22:35 | 05/02/2023

Më Të Lexuarat

  • ‘Putin më tha se nuk do e vras Zelenskyn’ –
  • Barcelona dëfren ndaj Sevillas, shkëputet në krye –
  • Milan vazhdon ‘të çalojë’, Inter fiton derbin –
  • “Tetë vetë i kam kundër”, çfarë bisedoi Luizi me Kiarën –
  • Dashuria e Luizit dhe Kiarës s’ka kufi, puthen dhe gjatë gatimit –
  • Babai vret yllin e You Tube, protesta në Irak –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Putin më tha se nuk do e vras Zelenskyn’ –
  • Barcelona dëfren ndaj Sevillas, shkëputet në krye –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com