Ministria tha se fëmijët shqiptarë pyeten për seksin anal sipas studimeve europiane, por si qëndron e vërteta? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria tha se fëmijët shqiptarë pyeten për seksin anal sipas studimeve europiane, por si qëndron e vërteta?

09:02 | 28/05/2018
në Uncategorized
0
NIKOLLA NE SHKOLLEN VASIL SHANTO - /r/n/r/nNIKOLLA AT VASIL SHANTO SCHOOL -

NIKOLLA NE SHKOLLEN VASIL SHANTO - /r/n/r/nNIKOLLA AT VASIL SHANTO SCHOOL -

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ministria e Arsimit ka lejuar kryerjen e një studimi kombëtar ku nxënësit shqiptarë të moshave 11, 13 dhe 15 vjeç do të pyeten rreth eksperiencave të ndryshme jetësore duke përfshirë dhe ato seksuale.

Në pyetësor nxënësit duhet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale, ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral.
Pasi 27.al publikoi këtë lajm që u bë publik nga deputetja Albana Vokshi, e cila i ka dërguar një kërkesë ministres Nikolla duke i kërkuar sqarim mbi këtë çështje, reagoi Ministria e Arsimit.

Ministria tha që ky denoncim “po përdoret ulët për revansh politik duke dezinformuar prindërit dhe opinionin publik dhe është një turp për këdo që e bën”.

Më tej ministria sqaroi që ky pyetësor zbatohet në të njëjtën kohë në 48 vende të Europës përfshirë edhe Kanadanë, duke zbatuar rigorozisht të njëjtin protokoll, metodologji dhe pyetësor.

Sipas saj, studimi mbi sjelljet shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore 11, 13, 15 vjeç (HBSC- Health Behaviour in School -Aged Children) është një studim që ka filluar para 34 vitesh dhe kryhet çdo katër vjet, në të njëjtën kohë, në Europë dhe Amerikën e Veriut. Shqipëria është bërë pjesë e këtij studimi që prej vitit akademik 2009-2010.

Le t’i hedhim një sy studimit të kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 2013/2014 (Janë pyetur 220 000 fëmijë nga 42 vende të Europës dhe Amerikës së Veriut)
Në studim sqarohet se në adoleshencë nisin marrëdhëniet e para seksulale, eksperiencë kjo që ka një ndikim të madh në vetëlerëvsimin e të rinjve, mirëqenien, statusin social, etj. Kryerja në moshë të vogël e marrëdhënieve seksuale shton rrezikun që të rinjtë të jenë të painfromuar e për rrjedhojë të pambrojtur.
Studimi europian tregon mbi rezulatet dhe sqaron se vetëm fëmijët 15-vjeçarë janë pyetur nëse kanë kryer marrëdhënie seksuale. Pyetja nuk kanalizohet: seks anal, vaginal apo oral.
Më tej nxënësit janë pyetur nëse kanë përdorur prezervativë apo pilula herën e fundit që kanë kryer marrëdhënie seksuale edhe kjo një pyetje që u është bërë vetëm 15-vjeçarëve.
Sipas studimit të bërë në vitin 2013/2014 nga HBSC në moshën 15-vjeçare në Shqipëri kryejnë marrëdhënie seksuale vetëm 2% e vajzave të kësaj moshe dhe 39% e djemve.
Veç moshës studimi që do kryhet në Shqipëri nge disa shqetësime.
– Sa merret parasysh kultura e vendit në hartimin e pyetësorit, pasi marrëdhëniet seksuale në Shqipëri nuk konceptohen njëlloj si në vendet e tjera europiane.
Për shembull, në pyetësorin drejtuar nxënësve shqiptarë ka një pyetje: “A ju ka prekur, fërkuar ose ledhatuar në mënyrë seksuale ndonjë i rritur që është të paktën 5 vjet më i madh se ju, ose a keni prekur ju trupin e tij/saj në mënyrë seksuale?” Pyetje kjo që nuk merr parasysh kulturën shqiptare ku prindërit apo të afërmit në jo pak raste ua shprehin dashurinë fëmijëve duke i prekur edhe në organe gjenitale.
– Ministria gjithashtu nuk sqaron se a janë pyetur e konsultuar prindërit dhe se cilat janë shkollat e përzgjedhura për të kryer studimin dhe përse. Pasi është e qartë që në shkollë në një zonë të thellë të Shqipërisë ku nuk ka një mësues të pregatitur vetë psikologjikisht për të dhënë lëndën e edukatës seksuale, ku edhe tradita familiare luan rolin e saj, qasja ndaj kësaj çështje nuk do të jetë e njëjtë me atë të një fëmije në qytet.
– Gjithashtu duhet sqaruar nëse fëmijët përgjigjen në prani të një psikologu, pasi në këtë moshë shumë prej tyre mund të mos jenë fare në dijeni të domethënies së koncepeteve: seks anal, oral apo vaginal.
Kur bëhet fjalë për edukumin e një brezi dhe mirëqenien e tij psikologjike, shëndetësore apo seksuale nuk mjafton përkthimi i një pyetësori që e aplokojnë vende që jetojnë në kushte të ndryshme nga Shqipëria.
Studimi europian/ I PLOTE
Etiketa: analfemijeLindita Nikollaoralseksstudimvaginal

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shëndeti mendor i shqiptarëve po përkeqësohet, 45% e të prekurve në Shkodër skizofrenë

Shëndeti mendor i shqiptarëve po përkeqësohet, 45% e të prekurve në Shkodër skizofrenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com