Ministria e Shëndetësisë në kuadër të situatës pandemike në të cilën ndodhet vendi ka bërë thirrje për më shumë kujdes.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministria kërkon respektimin e distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës.
“Parandaloni përhapjen e COVID-19. Respektoni distancimin social, masat e higjenës dhe vendosjen e maskave mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës. Dezinfektoni objektet që prekni dhe shmangni shtrëgimin e duarve. Mbroni shëndetin dhe mos e ulni asnjë moment vigjilencën për zbatimin e rregullave me qëllim frenimin e përhapjes së infeksionit”, shkruan ministria.