Ministria e Brendshme ka publikuar udhëzimin për listat e zgjedhjeve.
Për zbatimin e këtijë Udhëzimi, ministri në largim Fatmir Xhafaj, ngarkon Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, përgjegjësit e zyrave të gjendjes civile në njësitë administrative, si dhe institucionet e tjera shtetërore që parashikohen në Kodin Zgjedhor.
Sipas vendimit, çdo zyrë e gjendjes civile në Bashki më datë 24 maj duhet të printojë nga regjistri kombëtar i gjendjes civile tre formatet e listave të zgjedhësve për çdo qendër votimi, duke përfshirë edhe institucionet e posaçme nën juridiksionin territorial të saj.
Vendimi vjen pas ndryshimit të datës së zgjedhjeve nga 18 qershor në 25 qershor.