Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi, Takis Theodorikakos nuk u ndje mirë gjatë fjalimit në Kuvend dhe kërkoi të ndalonte fjalën e tij. Mënjeherë më pas, ministri u dërgua në klinikën e Kuvendit ku iu dha ndihma e parë.
Theodorikakos shkoi me eskortë në zyrën e mjekut të Kuvendit, edhe pse insistoi se ishte mirë, ndërsa palët i kërkuan kryetarit Thanasis Boura që të ndërpresë për pak seancën, gjë që u pranua.
“Nuk ka arsye për t’u shqetësuar për shëndetin e ministrit të Mbrojtjes së Qytetarëve,”- tha kryesuesi i takimit, Thanasis Bouras, i cili njoftoi deputetët e pranishëm në seancën plenare, se Theodorikakos do të qëndrojë në zyrën e mjekut si masë paraprake për tu siguruar se gjendja shëndetësore e tij është e mirë.
Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise
“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...










