Ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, ka kërkuar ndalesë të pjesshme të mbajtjes së ferexhesë nëpër institucione publike. Për mediat ai është shprehur se mbajtja e ferixhesë nuk ka vend në Gjermani dhe se ajo pengon bashkjetesën e shoqërisë.
De Maiziere deklaroi se:-“Biem dakord se ne dëshirojmë të paraqesim kërkëse juridike për të ndaluar mbulimin e fytyrës në vendet ku është e domosdodhme për bashkjetesën e shoqërisë sonë, në zyrat publike, në zyrat e gjendjes civile, në shkolla dhe universitete, në shërbim civil dhe në gjykata.”
“Mbulimi i fytyrës nuk ka vend në shtetin tonë dhe nuk është në harmoni me kuptimin tonë të femrës. Ne dëshirojmë t’ia tregojmë fytyrën njëri-tjetrit dhe për këtë arsye biem dakord për ta refuzuar mbulimin e saj, çështja është si t’a bëjmë këtë nëpërmjet ligjit”-theksoi ministri gjerman.