Ministri i Brendshme Dritan Demiraj priti në një takim kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt me të cilin biseduan rreth plotësimit të standardeve të larta në procesin zgjedhor.
Ministri i Brendshëm teknik vuri theksin tek garantimi i një procesi zgjedhor të qetë, mos përfshirjen e policisë në proces, si dhe neutralizimin e mundësisë së blerjes së votës nga burime te paqarta.
Gjithashtu Demiraj theksoi se axhenda e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit është lufta pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.