Pas ndryshimit që bëri kryeministri Edi Rama, duke ndryshuar të 12 prefektët e qarqeve, Ditmir Bushati ishte sot në qarkun e Shkodrës për prezantimin e prefektit të ri kolonel në rezervë Cesk Millja.
Bushati u shpreh se jam i bindur që me profilin dhe eksperiencën e tij do të dijë të adresojë si duhet problematikat dhe do shërbejë si urë lidhëse dhe komunikimi mes pushtetit vendor dhe qëndror.
Prefekti Millja falenderoi kryeministrin Rama për besimin e dhënë dhe siguroi që do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët dhe institucionet për të kryer sa më mirë detyrën e besuar.