Ministrat e Jashtëm të BE humbasin durimin me Kosovën dhe Serbinë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrat e Jashtëm të BE humbasin durimin me Kosovën dhe Serbinë –

08:44 | 13/12/2022
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Përveç luftës së Rusisë në Ukrainë, BE-ja sërish shqyrtoi edhe tensionet e rrezikshme së fundi mes Kosovës e Serbisë, vende këto aspirante për anëtarësim në union.

Josep Borrell, politikani spanjoll që rrezaton qetësi dhe maturi, merret me të gjitha konfliktet e mundshme në Europë dhe në botë. Disa gjëra i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme mund t’i arrijë, por çështje të caktuara mbeten të vështira, si lufta e Rusisë në Ukrainë. E po aq e rëndësishme është për Borrell që të ruajë qetësinë e rendin në shtëpinë e vet në Europë.

Barrikadat në veri të KosovësBarrikadat në veri të KosovësNë mbrëmje pas një mbledhjeje të gjatë të ministrave të jashtëm të BE-së kryediplomatit i lexohej zhgënjimi në fytyrë, teksa foli për dy aspirantet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, Kosovën dhe Serbinë. “Ne nuk jemi më të gatshëm ta pranojmë këtë. Kjo situatë duhet të marrë fund”, tërhoqi vëmendjen Borrell me një zë të prerë duke e përmbajtur indinjatën para mikrofonëve në sallën plenare. Separatistë serbë të pandehur kanë sulmuar në veri të Kosovës një automjet të EULEX-it e përveç kësaj në rrugë janë parë edhe milicë të armatosur. EULEX që prej 14 vjetësh me qindra juristë, gjyqtarë e policë përpiqet të ndërtojë shtetin ligjor në Kosovën që ka shpallur njëanshëm pavarësinë.

BE mund të dërgojë më shumë personel

Serbët në fundjavë protestuan, sepse më parë një polic serb u arrestua nga policia e Kosovës. “Këshilli i ministrave të jashtëm u kërkoi të dyja palëve, që të heqin dorë nga provokimet dhe t’i japin fund dhunës”, tha Josep Borrell. BE do të dërgojë më shumë personel në Kosovë, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Diplomatët e BE-së kanë mirëkuptim për zhgënjimin e Borrell-it, sepse vetëm një javë më parë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë në fakt u zgjidh grindja mes Serbisë dhe Kosovës lidhur me targat. Por paqja e ndërmjetësuar nga Josep Borrell nuk mbajti gjatë. Të hënën (12.12) i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme prerazi bëri thirrje, që palët të kthehen sërish në tryezën e bisedimeve me ndërmjetësimin e BE-së.  27 ministrat e jashtëm të BE-së miratuan propozimin për ndërmjetësim, ende jo të publikuar me detaje, për zgjidhjen përfundimisht të çështjes së Kosovës. Lidhur me këtë propozim i ngarkuari i posaçëm i BE-së për Kosovën do të negociojë të mërkurën (13.12) në Beograd dhe në Prishtinë. Josep Borrell u kërkoi të dyja palëve që të japin përgjigje përpara fundit të samitit të BE-së të enjten.

Takimi Kurti - Vuçiq me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, 21.11.2022Takimi Kurti – Vuçiq me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, 21.11.2022Rusia reagon gjithashtu

Pas të gjitha këtyre zhvillimeve në veri të Kosovës edhe Rusia u prononcua. Kremlini kërkoi, që të respektohen interesat e aleatëve serbë në Kosovë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Sakarova akuzoi BE-në dhe SHBA-në si përgjegjëse për gjendjen e sigurisë. Kjo u kujtoi ministrave të Jashtëm të BE-së, se shumë vëzhgues e konsiderojnë Serbinë si një lloj nëndetësje ruse në radhët e BE-së. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq refuzon të pranojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë, ndonëse Serbia si vend kandidat duhet të harmonizojë politikën e jashtme me atë të BE-së./DW

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
I ftohti ekstrem “mbërthen” Anglinë, shkollat pezullojnë mësimin –

I ftohti ekstrem “mbërthen” Anglinë, shkollat pezullojnë mësimin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë –

Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë –

18:14 | 23/01/2026
Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara –

Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara –

17:58 | 23/01/2026
Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë –

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë –

17:42 | 23/01/2026
Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati” –

Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati” –

17:20 | 23/01/2026
SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë –

SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë –

17:00 | 23/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë –
  • Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara –
  • Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë –
  • Irena Gjoka e dënuar me burg, Berisha kërkon KLGJ: “T’i ndërpritet mandati” –
  • SHBA-ja largohet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë –
  • Të shtëna me armë në Kukës dalin detaje të reja, konflikt mes të afërmve për motive të dobëta –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë –
  • Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com