Mini-Shengeni ballkanik, Rama: Nisma do të çlirojë përfundimisht ngërçin mes Shqipërisë dhe Kosovës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mini-Shengeni ballkanik, Rama: Nisma do të çlirojë përfundimisht ngërçin mes Shqipërisë dhe Kosovës

22:10 | 20/12/2019
në Kryesore
0

Read more

Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –

Kandidatët nuk duhet të ndahen –

Ne do të jemi pjesë e familjes brenda dekadës –

Shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç, ku duhet progres –

“Për minishengenin ballkanik unë nënshkruaj 100% korrekte dhe të saktë prononcimin e Albin Kurtit që thotë se: rëndësi ka që Kosova të jetë e ftuar në nisma të tilla”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama.

I ftuar në një studio televizive, kryeministri Edi Rama foli për minishengenin ballkanik, ndërsa theksoi se “në deklaratën e miratuar së bashku me presidentin e Serbisë dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut ftohen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe flitet në vijimësi për 6 vende, njëra prej të cilave është Kosova.

“Këto janë gjëra shumë të rëndësishme politikisht. Presidenti i Serbisë bashkë me ne ka rënë dakord për një deklaratë të përbashkët ku flitet nga fillimit deri në fund për 6 vende të Ballkanit Perëndimor, të cilat  ftohen në 10 nëntor në Ohër. Kjo është një nismë jo përjashtuese, por gjithëpërfshirëse”, tha Rama.

Ai iu sugjeroi kritikëve në Kosovë që t’i referohen propozimit të kryeministrit të zgjedhur Albin Kurti lidhur me atë nismë. “Edhe ata të Vetëvendosjes që dalin e bëjnë fletërrufe, përpara se ta bëjnë këtë t’i referohen Albin Kurtit. Prononcimin e Albin Kurtit për atë nismë e nënshkruaj sot 100%, si korrekte dhe shprehje e faktit që ai e ka kuptuar shumë mirë këtë nismë”, tha Rama.

Kryeministri tha se “Albin Kurti e ka kuptuar kur është prononcuar për atë nismë, se ajo është nisma që do të çlirojë përfundimisht ngërçin e madh mes Shqipërisë dhe Kosovës, lidhur me lëvizjen e lirë në dy territoret tona”.

“Ajo nismë bazohet në 4 liritë e BE-së, atë të lëvizjes, të qarkullimit të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Përderisa presidenti i Serbisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe unë kemi rënë dakord për një deklaratë që i referohen këtyre 4 lirive, dua të pyes se çfarë lloj lëvizje të lirë do të garantojmë ne mes Shqipërisë dhe Serbisë kur kufirin e kemi me Kosovën”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh deri në fund i bindur se ka një mundësi historike për të çuar para të gjitha proceset në rajon.

Lidhur me propozimin për krijimin e një ministri Shteti për Kosovën, Rama tha se “do t’i propozoj Albin Kurtit për të forcuar procesin e ndjekjes nga afër të të gjithë marrëveshjeve, pasjen e një Ministri Shteti të dedikuar”. “Nuk është ministri, është një Ministër Shteti pa portofol por i dedikuar vetëm për një temë”, tha Rama.

I pyetur se pse nuk e ka takuar Albin Kurtin kur ai ishte së fundi në Tiranë, Rama tha se “në dijeninë time nesër unë kam takimin me të”. “Më ka kërkuar në mënyrë korrekte takim dhe kemi caktuar takimin nesër. Nuk kam asnjë problem, mezi pres që ai të marrë detyrën”, tha Rama.
Nga Maela Marini /ATSH/

Të Lidhura

Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –

Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –

nga 27
21:34 | 26/05/2026
0

Kos: Dua të them që ky sukses është i mundur falë mbështetjes së shqiptarëve. Procesi i zgjerimit në të vërtetë,...

Kandidatët nuk duhet të ndahen –

Kandidatët nuk duhet të ndahen –

nga 27
21:22 | 26/05/2026
0

“Presidenti Tulidhis ka marrë letrën e kancelarit Merz dhe kjo letër është dëshmi e faktit se për shkak të këtij...

Ne do të jemi pjesë e familjes brenda dekadës –

Ne do të jemi pjesë e familjes brenda dekadës –

nga 27
21:06 | 26/05/2026
0

“Themeli për pjesën tjetër, për paga më të mira, investime më të mëdha. Ky është një proces shtet-ndërtues, dua të...

Shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç, ku duhet progres –

Shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç, ku duhet progres –

nga 27
20:54 | 26/05/2026
0

“Puna juaj ka qenë e suksesshme, keni miratuar ligje. Kemi parë vetting-un e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kemi parë ngritjen...

Para
Minishengeni Ballkanik/ PDIU: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me syrin e Kosovës, protesta mbetet e vetmja rrugë

Minishengeni Ballkanik/ PDIU: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me syrin e Kosovës, protesta mbetet e vetmja rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –

Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –

21:34 | 26/05/2026
Kandidatët nuk duhet të ndahen –

Kandidatët nuk duhet të ndahen –

21:22 | 26/05/2026
Ne do të jemi pjesë e familjes brenda dekadës –

Ne do të jemi pjesë e familjes brenda dekadës –

21:06 | 26/05/2026
Shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç, ku duhet progres –

Shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç, ku duhet progres –

20:54 | 26/05/2026
Dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj bandës shqiptare. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian –

Dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj bandës shqiptare. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian –

20:44 | 26/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –
  • Kandidatët nuk duhet të ndahen –
  • Ne do të jemi pjesë e familjes brenda dekadës –
  • Shtetet anëtare kanë vendosur pikat kyç, ku duhet progres –
  • Dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj bandës shqiptare. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian –
  • Plas grushti te Milani, Zlatan Ibrahimovic dhe Allegri kapen me duar në restorant, i ndan Igli Tare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbështesim përmbushjen negociatave deri në 2027, pastaj do t’i ngjitem Korabit… –
  • Kandidatët nuk duhet të ndahen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com