Miliarderët më të rinj të Botës, 2016 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miliarderët më të rinj të Botës, 2016

10:41 | 05/03/2016
në Bota
0

Asnjëherë nuk ka qenë kaq e lehtë për t’u pasuruar në moshë të re. Një rekord prej 66 anëtarësh të rinj nën 40 vjeç i shtohen Listës së Miliarderëve nga Forbes për vitin 2016, më shumë se trefishi i numrit vetëm katër vjet më parë dhe një rritje prej shtatë-fish që nga viti 2010.

Miliarderja më e re në botë është norvegjezja, Alexandra Andresen (në foto), e cila e kalon shumicën e kohës mbi kuajt e saj. Alexandra, 19 vjeç dhe motra e saj Katharina, 20 vjeç, kanë trashëguar aksione të mëdha në kompani ku ka investuar familja e tyre.

Ata janë mes 30 miliarderëve nën 40 vjeç, të cilët kanë lindur me këmishë. Më i dukshëm është fakti se pjesa më e madhe e këtyre miliarderëve të rinj kanë krijuar fatin e tyre nëpërmjet inovacionit dhe imagjinatës me një dozë të madhe të fatit të mirë. Nga 36 që kanë përshkuar vetë rrugën e tyre, më shumë se tre të katërtat u pasuruan në sektorin e teknologjisë, duke përfshirë 25 miliarderë, fati i të cilëve vjen nga startups Unicorn (sipërmarrje të vlerësuara mbi 1 miliardë USD). Shumë nga këto kompani, si Snapchat, Uber, Pinterest dhe Airbnb, nuk kanë ekzistuar 10 vjet më parë.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Bashkëthemeluesi i Snapchatm Evan Spiegel është miliarderi më i ri i vetë-bërë në botë, i cili së pari u shfaq në listën e miliarderëve të vitit të kaluar me një vlerë neto prej 1.5 miliard USD. Në maj, Snapchat arriti një financim prej 538 milionë USD, duke e vlerësuar kompaninë në 16 miliardë USD dhe duke rritur vlerën neto të Evan Spiegel deri në 2.1 miliard USD. Spiegel duket se ka zgjedhur në jetën e tij një të profil të lartë, pas shoqërimit me modelen e famshme, të dashurën Miranda Kerr. Bashkëthemelues i tij 27-vjeçari Bobby Murphy është miliarderi më i ri tjetër i vetë-bërë me një vlerë neto prej 1.8 miliard USD.

Themeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg ishte miliarderi më i ri në botë, kur ai debutoi në listë në mars të vitit 2008 në moshën 23 vjeçare me një vlerë neto prej 1.5 miliard USD. Sot, 31-vjeçari nuk është i ri, por ai është padyshim më i pasuri tani nga 40 të rinjtë. Përfituesi më i madh i vitit, babai i ri është edhe personi i gjashtë më i pasur në planet me një vlerë neto prej 44.6 miliard USD. Në dhjetor, Zuckerberg u zotua të dhurojë gati të gjithë pasurinë e tij për bamirësi përmes Iniciativës Zuckerberg Chan.

Hendeku mes pasurisë së Zuckerberg dhe gjithë pjesës tjetër është rreth 34.2 miliard USD. Ky është hendeku mes tij dhe Lukas Walton, i dyti më i pasur nga të rinjtë. Walton, i cili ka trashëguar 10.4 miliardë dollarë pasuri, pasi babai i tij, John Walton, vdiq në një aksident ajror në vitin 2005, bashkohet me renditjen për herë të parë këtë vit, pasi dokumentet e gjykatës i dhanë të drejtë mbi një të tretën e Walmart nga babai i tij.

Vetëm 20% e miliarderëve nën 40 vjeç janë femra. Dymbëdhjetë prej këtyre 14 miliardereve femra trashëgojnë pasurinë në Evropë, dhe vetëm një prej tyre e ka krijuar vetë pasurinë e saj. Elizabeth Holmes, tani 32 vjeç, ka themeluar kompaninë e saj Theranos në moshën 19 vjeç. Kompania është gjendur nën akuza vitin e kaluar për përdorimin e pajisjeve të pamiratuara për analizat e gjakut dhe praktika të pasigurta laboratori. Si rezultat, Theranos ” mbylli shërbimet e saj laboratorike në Palo Alto”. Ndërsa sipërmarrja vlerësohet ende 9 miliard USD në bazë të raundit të fundit të financimit, por Forbes e uli vlerësimin për Theranos, duke e çuar Holmes në 900 milionë USD nga 3.6 miliard USD që ka tani për tani.

/ Forbes

Etiketa: ekonomiafinancimemiliarderepasuriasipermarrjete rinj te pasur

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Këshilla për menunë ushqimore për të moshuarit

Këshilla për menunë ushqimore për të moshuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

08:52 | 25/12/2025
Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

08:34 | 25/12/2025
Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

08:26 | 25/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:06 | 25/12/2025
Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –

Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –

07:46 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –
  • Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –
  • Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 Dhjetor 2025 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com