Milani nuk ka mundur të fitojë as kundër Genoas. Formacioni i Vincenzo Montellas nuk arriti dot të triumfojë, ku fitorja i mungon për më shumë se një muaj.
Sfida ka përfunduar me rezultatin e barabartë 0-0, një Milan i pafuqishëm që nuk arriti të zhbllokonte rezultatin. Milani ishte në inferioritet numerik që në minutën e 25 të sfidës ku Leonardo Bonucci doli me kartonin e kuq pas një goditje me bërryl.
Ky moment u shikua nga gjyqtari kryesor nga teknologjia VAR i cili i dha ish-lojtarit të Juventusit direkt kartonin e kuq.