Kuqezinjtë e Montella-s janë mposhtur 3 herë dhe objektivat janë në pikëpyetje të madhe.
Kur janë luajtur vetëm 7 javë, Milani i është dorëzuar Romës në “San Siro”, në një sfidë të drejtpërdrejtë për vendet e kreut, ku verdhekuqtë triumfuan.
Roma ka ndëshkuar Milanin me dy golat e boshnjakut Dzeko dhe me Florenzin.
Triumfojnë vedhekuqtë, për të cilët është fitorja e katërt radhazi, ndërsa Milani shkon në derbin ndaj Interit me një moral të ulët pas dy humbjeve radhazi.