Drejtori i Lacios, Igli Tare, vazhdon të tregohet i kujdesshëm sa herë që flitet për trajnerin Pioli. Skuadra e tij ka bërë një tjetër hap fals në Torino, duke barazuar 1-1 dhe as që mund të pretendojë më ndonjë mrekulli në Seria A, ndërsa Tare vazhdon të demostrojë qetësi. “Në fund të sezonit do të bëhet një analizë e hollësishme e situatës dhe për momentin nuk ka asgjë për të thënë. Pioli ka ende një kontratë me Lacion dhe ne nuk kami ndërmend ta diskutojmë, madje as në momente më të vështira. Nuk ka rrugë të tjera”. Por pavarësisht prononcimit diplomatik vazhdon të shtohen zërat për një afrim të mundshëm të Mihajloviç në fund të sezonit. Pra nuk ka mbetur tjetër, veçse të pritet pozicionimi përfundimtar i Milanit në klasifikim, humori i Berluskonit, si dhe një sukses i mundshëm i Lacios në Europa League, që mund ta shpëtojë në një farë mënyre sezonin e Piolit.
Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit
Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...