“Vetëm pjesa poshtë Kalivaçit do të shfrytëzohet në përputhje me objektivat e qeverisë për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike”
Ministria e Energjisë ka rrëzuar të gjithë zërat për ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë rrjedhës kryesorë të lumit Vjosë. Përmes një reagimi për mediat, Ministria e Energjitikës deklaron se do të shfrytëzohet vetëm pjesa poshtë Kalivaçit. Ministria sqaron se qeveria është e vendosur të mos lejojë ndërtimin e hidrocentraleve përgjatë rrjedhës kryesore të Vjosës nga Kalivaçi e sipër.
“Pjesa poshtë Kalivaçit do të shfrytëzohet në përputhje me objektivat e qeverisë për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike dhe reduktimin e nevojës për import të saj nga jashtë. Ky zhvillim do të jetë në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore dhe në harmoni me mjedisin. Rasti i referuar në media për HEC Poçem nuk ka lidhje me rrjedhën kryesore sipër Kalivaçit pasi ai pozicionohet poshtë kësaj zone: deklaron Ministria e Energjitikës.