Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit.
Me anë të një postimi në facebook, Presidenti ka shpërndarë një video të një vajze të vogël nga Medvegja që reciton një poezi për 28 Nëntorin.
“Gëzuar Ditën e Flamurit për të gjithë shqiptarët! Për të uruar Festën Kombëtare, zgjodha poezinë e recituar me shumë shpirt dhe emocion, të kësaj nxënëseje të mrekullueshme shqiptare në Tupallaj të Medvegjës“, shkruan Ilir Meta.
Presidenti Meta kreu një vizitë në Medvegjë dy ditë më parë; ku vizitoi edhe shkollën e vetme shqipe në këtë komunë, Shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë.
https://www.facebook.com/ilirmetaj/videos/1590544784325122/