Meta vlerëson “Dëshmorin e Atdheut” Hamit Dollani me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta vlerëson “Dëshmorin e Atdheut” Hamit Dollani me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

11:05 | 17/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti i Republikës Ilir Meta çmoi sot Dëshmorin e Atdheut Hamit Dollani (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin: “Për veprimtarinë e tij patriotike dhe trimërinë e treguar gjatë luftës kundër pushtuesve fashistë, si luftëtar i orëve të para, duke sakrifikuar edhe jetën për lirinë e vendit”.

Në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë solemne të organizuar në institucionin e Kreut të Shtetit, Presidenti Meta vuri në dukje:

“Jam i privilegjuar të nderoj sot me Dekoratën e Artë të Shqiponjës një figurë emblematike dhe të shquar të rezistencës Antifashiste, Dëshmorin e Atdheut, Hamit Dollani.
Hamit Dollani është një nga dëshmorët e parë të rezistencës Antifashiste, i cili ra heroikisht përkrah mikut të tij Mujo Ulqinaku, në Durrës më 7 prill 1939, kundër pushtuesve italianë.
Së bashku me mikun e tij të ngushtë, Mujo Ulqinakun, organizuan rezistencën, duke qëndruar heroikisht për orë të tëra në dy katet e Kullës së Durrësit.

Read more

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –

Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

Rezistenca e forcave shqiptare ishte e pashembullt edhe pse përballë kishin një nga ushtritë më të mëdha të kohës.
Hamit Dollani nuk arriti të mbante premtimin ndaj fëmijëve të tij se do kthehej në shtëpi, por heroizmi dhe sakrifica e tij do shkruante historinë krenare të qëndresës dhe përballjes së popullit shqiptar kundër pushtuesve fashist, duke shërbyer si një shembull frymëzimi më pas për Luftën Anti-Fashiste Nacional Çlirimtare që do të fillonte.
Hamit Dollani njihet dhe si dëshmori i parë që ra në fushën e betejës kundër fashizmit dhe si një ndër dëshmorët e parë të Europës Juglindore në Luftën e Dytë Botërore.
Ai ishte një nga bijtë e thjeshtë të këtij vend, të cilin ndërgjegjja kombëtare dhe atdhedashuria e dërgoi në llogoren e parë të luftës.
Historia jonë është e mbushur me shembuj aktesh heroike si kjo e Hamit Dollanit. Ndaj është shumë e rëndësishme që sakrificat sublime të dëshmorëve tanë të njihen dhe të vlerësohen akoma më shumë nga brezat e rinj.

Ndaj dëshiroj të falënderoj nga zemra Shoqatën Atdhetare Kulturore ‘Gramshi’ për kontributin e saj në vlerësimin e figurës së Hamit Dollanit dhe për faktin që mban gjallë në memorien tonë kolektive historinë dhe sakrificat e dëshmorëve tanë.”, përfundoi Kreu i Shtetit.

Etiketa: “Dëshmorin e Atdheut”Hamit DollaniPresidenti i Republikës Ilir Meta

Të Lidhura

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

nga 27
11:15 | 14/05/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare komentoi procesin e integrimit europian...

Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi –

Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

nga 27
10:55 | 14/05/2026
0

Ish-zv/ kryeministrja, Belinda Balluku, ka kërkuar rikthimin në detyrë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së pezullimit...

Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –

Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –

nga 27
10:51 | 14/05/2026
0

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi mazhorancën nga foltorja e Parlamentit ditën e sotme (13 maj) gjatë seancës plenare, se...

Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

nga 27
10:41 | 14/05/2026
0

OSBE/ODIHR ka publikuar Opinionin Urgjent të Ndërmjetëm për projektligjin e ri “Për financimin e partive politike” në Shqipëri, duke kërkuar...

Para
Lleshaj: Vrasjet mafioze ndodhin me mjete të vjedhura më së shumti

Lleshaj: Vrasjet mafioze ndodhin me mjete të vjedhura më së shumti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

11:15 | 14/05/2026
Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi –

Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

10:55 | 14/05/2026
Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –

Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –

10:51 | 14/05/2026
Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

10:41 | 14/05/2026
SHBA do t’i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës –

SHBA do t’i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës –

10:29 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –
  • Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –
  • Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –
  • Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!
  • SHBA do t’i heqë shumë shpejt “non gratën” Sali Berishës –
  • Kokainë në lokalin e natës në Dimal, dënohet pronari i “Star Club” dhe tre anëtarë të stafit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –
  • Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com