Teksa protesta tashmë është zhvendosur drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, situata vazhdon të mbetet tejet e tensionuar.
Lidhur me këtë situatë për herë të tretë prësidenti Meta ka bërë thirrje për qetësimin e palëve.
Thirrja e tretë e presidentit Meta:
I bëj thirrje sërish të gjithë individëve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe Policisë së Shtetit të ruajë qetësinë dhe të evitojë përdorimin e panevojshëm të dhunës ndaj protestuesve.