Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se përfshirja e banorëve të kryeqytetit është e rëndësishme, dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet.
Pas takimit që ka zhvilluar me disa banorë të Tiranës, Meta, bashkangjitur disa fotove të postuara në Facebook, shkruan se PL do të garantojë rikthimin e llogaridhënies.
“Çdo ditë pranë banorëve të kryeqytetit për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Përfshirja aktive e tyre, vendimtare që zëri i tyre të dëgjohet.
Ndryshimi do të nisë nga Tirana! Partia e Lirisë do të garantojë rikthimin e Llogaridhënies!”, shkruan kreu i Partisë së Lirisë.