Meta reagon pas ngjarjes në Palermo: Kur isha 5 vjeç më… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta reagon pas ngjarjes në Palermo: Kur isha 5 vjeç më…

20:51 | 22/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh nga viktima të ndryshme të dhunës e abuzimeve seksuale, menjëherë pasi reagoi për ngjarjen e rëndë të Palermos, ku një vajzë 19-vjecare u përdhunua në grup nga 7 djem.

Artisti një ditë më parë mbajti një qëndrim për ngjarjen në rrjetet sociale duke u shprehur ashpër kundër përdhunuesve.

“Aty në burg, nëse do të dënoheni, uroj që secili prej jush të përfundojë në qeli me 100 ujqër, që të kuptoni se çfarë është përdhunimi”, shkroi Meta në postimin e tij.

Read more

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

Pas kësaj në drejtim të tij kanë vërshuar mesazhet që tregojnë se janë viktima të përdhunimit dhe këngëtari i ndau me ndjekësit e tij, duke shkruar: “E di që kam postuar gjëra të trishta, por është një e keqe e nevojshme, e vërtetë. Janë njerëz që më kanë shkruar, njerëz të vërtetë, nga një vend i vërtetë, me barrë të vërtetë mbi supe, të cilën e mbajnë me vete në çdo moment të jetës së tyre. Mundohuni t’i lexoni. Kur të keni mbaruar së indinjuari me fjalët e mia, përpiquni të viheni në vendin e tyre. Kush e di nëse do të keni të njëjtin pasion“.

Historitë e ndara nga Ermal Meta janë të gjitha anonime, por në njërën prej tyre thuhet: “I dashur Ermal, më përdhunuan më 26 dhjetor 2000. Pas 23 vitesh ende nuk mund t’ia rrëfej burrit, më vjen turp”.

Ndërsa, një grua e përdhunuar nga xhaxhai i saj në moshën 5-vjeçare tha se “ata që flasin le të vijojnë ta bëjnë këtë, por duhet të dinë se nuk është e lehtë të jetosh me një traumë të tillë, të lahesh derisa të të dalë gjaku nga lëkura, sepse ndihesh pis”.

Më pas është edhe dëshmia mallëngjyese e një gruaje, e cila tregon për shoqen e saj, e cila, pavarësisht bashkëshortit dhe vajzës së dashur, nuk mundi të duronte më dhimbjen e madhe që la përdhunimi dhe një mëngjes u vetëvar.

Mes komenteve të postimit është edhe ai i aktores Elena Sofia Riçi, e cila shkruan: “Shpirti yt i bukur nuk keqkuptohet. Në moshën 12-vjeçare u përpoqa të mbrohesha me një vizatim që kisha bërë, një fletë me ngjyra, nga abuzimi i një zotërie shumë të madh dhe shumë të vlerësuar, i cili e njihte mirë familjen time. Unë munda të flas për këtë vetëm disa vite më parë. Shenja që mbeten përgjithmonë“.

Ermal Meta pasi publikoi shumë prej mesazheve, shkroi: “Më duket e qartë se duhen ligje të rrepta për t’i bërë gratë që vuajnë nga abuzimi dhe ngacmimi të ndihen të afta të raportojnë pa asnjë hezitim, pa mosbesim dhe pa frikë. Nëse doni të më kryqëzoni për këtë, mos u lodhni të brohorisni se ngjitem vetë sipër në kryq”./Tema

The post Meta reagon pas ngjarjes në Palermo: Kur isha 5 vjeç më… appeared first on 27.

Të Lidhura

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

nga 27
11:50 | 16/05/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në një aktivitet publik, deklaroi se në Shqipëri është rikthyer një...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

nga 27
11:30 | 16/05/2026
0

Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve në vend. Sipas njoftimit të Bordit, çmimi i naftës është rritur...

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

nga 27
11:22 | 16/05/2026
0

Zbardhen detaje të reja tronditëse nga hetimet për ndërtimin pa leje të zbuluar pak ditë më parë në Sarandë, i...

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

nga 27
10:54 | 16/05/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona të...

Para
Hazard mund të ndërpresë më në fund serinë negative –

Pesë yjet e futbollit që kanë mbetur pa ekip -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

11:50 | 16/05/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

11:30 | 16/05/2026
Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

11:22 | 16/05/2026
“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

10:54 | 16/05/2026
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –

10:32 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –
  • Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –
  • Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –
  • Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –
  • Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar –
  • Mafia shqiptare dhe italiane në luftë për kontrollin e trafikut së drogës në Amerikën Latine –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –
  • Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com