Presidenca me anë të një njoftimi shprehet se në Ditën e Rinisë, më datë 8 dhjetor, presidenti Meta organizon në Sheshin “Demokracia”, një tubim mbarëpopullor.
Mësohet se ky tubim ka si synim kryesor nisjen e një dialogu për të mirën e vendit, pasi për institucionin e presidencës, Shqipëria vjen e para.
Njoftimi i plotë
Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!