Presidenti në ikje, Ilir Meta, ka hedhur akuza të reja ndaj qeverisë shqiptare duke thënë se krimi ka kapur shtetin. Ai shton se miliona euro po grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve.
Sipas kreut të shtetit, vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë.
“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më!”, shprehet Meta.