Presidenti Ilir Meta ka vendosur mos të dekretojë Sandër Lleshin, në postin e
ministrit të ri të Brendshëm, pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt. Zyra e shtypit njofton se presidenti Meta nuk e ka krijuar bindjen per te dekretuar Lleshin si minister te ri.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm”, thuhet ne njoftimin e shkurtër të Presidencës.
Një javë më parë, pikërisht të shtunën më 27 tetor, Rama njoftoi se kishte emëruar pas dorëheqjes së Fatmir Xhafaj, gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrit të brendshëm. Pak orë pas dorëheqjes, Meta dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por jo edhe emërimin e Sandër Lleshit.
Mediat aluduan per arsyet e mosdekretimit të Lleshit nga presidenti, duke shkruar se Meta kërkon te mesojë nga Ministria e Mbrojtjes nëse Lleshi mban ende ndonjë detyrë shtetërore në forcat e Armatosura, pasi sipas Kushtetues, ministri nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër shtetëror dhe as të jetë anëtar ose drejtues i ndonjë organi të shoqërisë civile.