Ish-deputeti Halit Valteri i është përgjigjur akuzave të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, në lidhje me inceneratorët pak orë më parë. Në një intervistë televizive Meta ngriti akuza në lidhje me Vienën dhe inceneratorët. Ish-deputeti deklaroi se kurrë nuk ka bërë dhe as do të bëjë kurrë diçka qe nuk e mendon dhe që nuk është e drejtë.
Denoncimi i tij ka ardhur pas 30 vitesh që Meta nuk e lëshoi karrigen e politikanit duke vjedhur vazhdimisht e duke manipuluar gjykata. Sipas Valterit paratë që Meta ka vjedhur mund të mbajnë me rroga të majme për një vit gjithë shqiptarët.