Meta dekoron këngëtaren Eranda Libohova: Mjeshtre e madhe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta dekoron këngëtaren Eranda Libohova: Mjeshtre e madhe

16:30 | 30/10/2021
në Gossip, Kryesore
0

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme këngëtaren Eranda Libohova me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”

“Jam i lumtur, që ndodhemi së bashku, për të vlerësuar një personalitet shumë të dashur të publikut tonë dhe një artiste të shquar, këngëtaren Eranda Libohova. Për kontributin e saj të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare, si dhe për talentin e rrallë dhe interpretimin e veçantë të thuajse të gjitha zhanreve dhe rrymave muzikore, veçanërisht të qindra këngëve popullore dhe tradicionale shqiptare nga veriu e deri në jug. Për kontributin e veçantë në përçimin e vlerave më të mira kombëtare, artistike e njerëzore, si një artiste me profil të konsoliduar dhe një nga zërat më të çmuar të muzikës sonë bashkëkohore”, shkruan Meta.

Fjala e Presidentit Ilir Meta:

Read more

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit –

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese –

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

“Jam i lumtur, që ndodhemi së bashku, për të vlerësuar një personalitet shumë të dashur të publikut tonë dhe një artiste të shquar, këngëtaren Eranda Libohova. Muzika na rrethon në çdo moment të jetës dhe na prek emocionalisht shpesh më shumë edhe sesa vetë fjalët. Të gjithë kemi këngë, që na kanë shoqëruar në momente të caktuara të jetës dhe që kur i dëgjojmë, edhe pas shumë vitesh dhe dekadash, na sjellim menjëherë ndërmend kujtime. Të tilla janë dhe këngët e Erandës, që kanë qenë një lajtmotiv në momente të caktuara të jetës sonë. Eranda Libohova u rrit në një familje, ku të gjithë pjesëtarët e saj, kishin një tërheqje ndaj artit dhe muzikës. Me pasionin për këngën dhe me një talent të veçantë artistik, ende adoleshente, ngjiti për herë të parë shkallët e skenës së artit profesionist, duke interpretuar në Festivalet e Këngës. Dueti i jashtëzakonshëm i motrave Libohova, u kthye në një simbol të muzikës argëtuese, me këngë – hite dhe bashkëpunime shumë të suksesshme, kryesisht por jo vetëm me autorin e mirënjohur Agim Krajka. Çmimet e njëpasnjëshme, në projekte të ndryshme muzikore, janë shoqëruar me duartrokitjet e pambarim të publikut artdashës, që i ka mbështetur me shumë dashuri. Këto suksese i dhanë Erandës garancinë dhe sigurinë për të performuar më pas e vetme, duke krijuar një karakter krejt unik, në panoramën e këngës shqiptare, dhe duke lënë gjurmë ndër breza me hitet e saj. Ajo u shndërrua në një artiste me profil të konsoliduar dhe e përzgjedhur nga mjaft artistë të njohur të muzikës dhe poezisë shqipe, si Balliçi, Mullahi, Jorganxhi, Ishmaku etj. Në repertorin e saj, renditen dhjetëra hite, nga krijimtaria më e mirë muzikore e kompozitorëve tanë shquar. Por Eranda, me zërin e saj të bukur, ka interpretuar edhe qindra këngë popullore e tradicionale, që përfshijnë të gjitha zhanret dhe trevat muzikore, nga veriu në jug. Mjeshtëria vokale, aftësia për t’iu përshtatur ngjyrave e karakteristikave specifike të rrymave muzikore, fuqia interpretuese, vokali i ngrohtë, janë vetëm disa nga tiparet e Erandës si artiste. Plot 35 vjet karrierë e shkëlqyer muzikore, dëshmojnë për një artiste të formuar, ku spikat talenti i lindur dhe profesionistja e vërtetë, si një nga zërat më të çmuar të muzikës tonë. Për të gjithë kontributin e saj në evidentimin e vlerave më të mira artistike kombëtare, kam privilegjin të vlerësoj, në praninë tuaj këngëtaren e shquar Eranda Libohova me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’”.

Etiketa: Meta dekoron këngëtaren Eranda LibohovaMjeshtre e madhePresidenti i Shqipërisë Ilir Meta

Të Lidhura

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit –

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit –

nga 27
12:55 | 07/06/2026
0

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë më herët në mungesë për...

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese –

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese –

nga 27
11:53 | 07/06/2026
0

Nga Irena Beqiraj/ Protesta pa kokë , pa emër , pa numër, e organizuar sipas tyre, nga “poli -agjentët” grekë...

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

nga 27
11:39 | 07/06/2026
0

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të futbollistit 22-vjeçar të AF...

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

nga 27
11:31 | 07/06/2026
0

Dy persona kanë rënë këtë të dielë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën me mbi 1 kilogram...

Para
Politikanët shqiptarë skenare ruse për rrënimin e bizneseve shqiptare në Maqedoni

Putin në Samit: Gjeni një zgjidhje për njohjen e certifikatave të vaksinimit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit –

GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit –

12:55 | 07/06/2026
Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese –

Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese –

11:53 | 07/06/2026
Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –

11:39 | 07/06/2026
Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –

11:31 | 07/06/2026
Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –

Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –

10:43 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit –
  • Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese –
  • Fatjon Bunjaku e kishte të ardhmen përpara –
  • Kapet me mbi 1 kg heroinë ‘Gëzim Qorri’, në pranga edhe një tjetër person (EMRAT) –
  • Do të mbetet pjesë e identitetit tonë –
  • Aty takova njerëz që u fyen, u masakruan nga “flamingot online” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • GJKKO lë në burg Sajmir Kolaverin, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Klevis Lleshit –
  • Në shesh është mendja, shpirti i shumicës dërrmuese –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com