Mesila Doda: PDIU vendos qeverinë e ardhshme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesila Doda: PDIU vendos qeverinë e ardhshme

00:20 | 28/05/2017
në Shqiperi
0

“Unë nuk jam një politikane që kam bërë apo do të bëjë karrierë duke shitur teza apo ëndërra të tymosura nacionaliste, nuk e keni dëgjuar ndonjëherë prej meje fjalën “Shqipëri e Madhe”, por të jeni të sigurtë që do të luftoj sa të kem frymë qoftë edhe për një metër tokë, ku shkel këmba e shqiptarit më të humbur.”

Miq të dashur, shqiptarë të mirë… mirë se u mblodhëm në këtë sallë…gjithë shqiptarët bashkë, shqiptarë nga Preveza, Mitrovica, Paramithia, Filati,Tirana, Dibra, Durrsi, Elbasani, Korça e Vlora. Ky është mexhlisi i atyre që kanë në zemër e mendje Veç një Atdhe, ky është pulsi i një vendi që kërkon ndryshim, kërkon shpresë dhe shpresën nuk e afrojnë dot ato që vendin e çojnë në ndarje, në luftë e në sherrnaja pa fund.

Sot sjellim për të gjithë ju lajmin e mirë, nisim një fushatë që më në fund u çlirua nga demonët e sherrit, luftës e frikës. Fillojmë me këmbë të mbarë betejen tonë elektorale për një Atdhe të vetëm, të zhvilluar e europian, sjellim për ju platformën e Partisë për Drejtësi Integrim e Unitet si Partia e shqiptarëve që nuk ndahen nga ngjyrat e fanellës por nga bashkimi i zemrës.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Pamë përgjatë këtyre ditëve elefantët të sherroseshin të bërtisnin e në fund ti këndonin sonata pushteti njëri-tjetrit. Dhe kjo nuk është e re në ktë Shqipërinë tonë që kalon nga një krizë në një shpresë e më pas në një krizë akoma më të madhe. Përkundër kësaj loje të madhe teatrale ju sjellim një politikë të bërë me mund e sakrifica, me zemër e mendje. Një politikë që çon në majë veç një kauzë të vetme, Shqipërinë…sepse, Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pomohueshme, Ne jemi të dënuar të vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, të gëzojmë me gëzimet e saj.

Të dashur miq, Unë nuk jam një politikane që kam bërë apo do të bëjë karrierë duke shitur teza apo ëndërra të tymosura nacionaliste, nuk e keni dëgjuar ndonjëherë prej meje fjalën “Shqipëri e Madhe”, por të jeni të sigurtë që do të luftoj sa të kem frymë qoftë edhe për një metër tokë, ku shkel këmba e shqiptarit më të humbur.

Të dalësh sot dhe të kërkosh të vësh në vend padrejtësinë e kryer ndaj shqiptarëve të Çamërisë nuk është nacionalizëm, por është patriotizëm.

Sepse ne zonja dhe zotërinj:

Kemi Veç një Atdhe!

Të kërkosh në vitin 2017 që gjuha shqipe të jetë zyrtare në një shtet fqinj, ku shqiptarët janë shtetformues nuk është nacionalizëm, por është patriotizëm.

Sepse ne zonja dhe zotërinj:

Kemi Veç një Atdhe!

Të flasësh sot për Iliridën, ku na e masin flamurin me centimetra nuk është nacionalizëm, por është patriotizëm.

Sepse ne zonja dhe zotërinj:

Kemi Veç një Atdhe!

Të shprehesh kundër demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi nuk është nacionalizëm, por është patriotizëm.

Sepse ne zonja dhe zotërinj:

Kemi Veç një Atdhe!

Të mbrosh shqiptarët e nëpërkëmbur në Preshevë dhe gjetkë nuk është nacionalizëm, por është patriotizëm.

Sepse ne zonja dhe zotërinj:

Kemi Veç një Atdhe!

Kjo është detyra e çdo shqiptari, kjo është detyra që i kemi vënë vetes ne që bëjmë pjesë në këtë familje politike, sepse ka:

Veç një Atdhe!

Motra dhe vëllezër,

Po çfarë është atdheu? Nga fillon ai?

Atdheu jemi ne, që flasim një gjuhë, që rrjedhim nga gjyshërit tanë më të lashtë, që kemi në gjak sakrificën që kanë bërë ata që kaluan para nesh në këtë tokë për ta lënë shqiponjën të fluturoj lart.

Atdheu fillon nga shtëpia e gjithsecilit prej nesh. Aty ku ke çatinë, aty ke atdheun. Aty ku është familja, është atdheu.

Prandaj, një nga betejat tona më kuptimplote në Kuvendin e Shqipërisë ishte ta mbronim familjen shqiptare, atë që na vjen si trashëgim i të parëve, familjen mes një burri dhe një gruaje.

Askush nuk guxoi as të pipëtinte si majtas, si djathtas, kur ndonjë burokrat i huaj donte ta kthente origjinën e atdheut tonë, familjen shqiptare në eksperiment social dhe shqiptarët në kavie për të parë rezultatet.

Të vetmit që nuk lëshuan një gram ishim ne, ligjvënësit e PDIU-së.

Sepse, nëse prek familjen, ke prekur Atdheun.

Ne familje kemi veç një dhe Atdhe kemi veç 1!

Sot, kemi hyrë në një garë elektorale, e cila në 25 qershor do të ndajë të bardhën me të zezën.

Shumë nxituan të na quajnë viktima të një gare të pabarabartë, madje ka ca që i janë futur shifrave për të na nxjerrë nga lista.

Tani, me thënë të drejtën më vjen për të qeshur, sepse këta kujtojnë që ne jemi në këtë betejë me shpata druri.

Ndaj, kur dikush bën hesapin pa hanxhinë, të merr gazi, por edhe e kupton përse e bëjnë.

Kanë një dëshirë të zjarrtë ta nxjerrin PDIU-në si parti e vogël që penalizohet nga gara e pabarabartë.

Po, është e vërtetë se garë është e pabarabartë, por sërish penalizohen ata që u munduan ta sajojnë këtë kurth. Nga të dhënat tona PDIU është një parti që po dyfishon elektoratin dhe padyshim do dyfishojë edhe mandatet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ne jemi sot këtu vetëm me një qëllim që në 25 qershor grupi unë parlamentar të jetë dyshifror.

Jemi këtu që t’u themi të gjithë shqiptarëve që në 25 qershor jo vetëm do të jemi forcë fituese, por forcë e padiskutueshme në qeveri.

Ata që sot vijnë duke na mbështetur duhet ta dijnë që janë duke mbështetur një forcat kryesore të qeverisë së nesërme.

Gjatë gjithë kësaj kohe që jemi në takime të përditshme me njerëzit, po hasim në një frymë të jashtëzakonshme, entuziazëm që nuk e ka asnjë forcë tjetër politike shqiptare, sepse ne jemi një parti që nuk të gënjejmë, por mbi të gjitha jemi një parti që e vlerësojmë votën që na jep dhe një njeri i thjeshtë si detyrim që nis në çastin që ai njeri hedh në kuti votën për PDIU-në.

Në këtë fushatë strukturat e PDIU-së janë zgjeruar. Nuk ka asnjë të ikur nga radhët tona, por ka të rinj që na janë bashkuar.

Mbështetësit tanë të themelimit dhe ata të rinj janë harmonizuar aq bukur me njëri-tjetrin sa kanë krijuar një mekanizëm elektoral që po funksionon si orë zviceriane.

Prandaj, sot i them të gjithë atyre që po punojnë derë më derë, sy më sy me njerëzit shumë faleminderit, sepse unë jam njëra prej jush që nuk kam drojë të trokas në çdo derë shqiptari për të kërkuar votën, sepse e kërkoj atë jo për një mandat deputeti, por për një mundësi që të bëjë realitet detyrimin që na jep vota.

Ka disa që e shohin këtë vend sa muret e shtëpisë së tyre, ka disa të tjerë që e shohin sa madhësia e zyrës së tyre, ka të tjerë që e shohin sa llogaria bankare, por ka një shumicë dërrmuese që këtë vend e shohin si Atdheun e të parëve, tokën që i jep emër e krenari, vendin që duhet ta ruajnë si sytë e ballit anipse shumë herë na lodh, na zhgënjen e na e çon nëpër mend se duhet të ikim larg sepse ky është një vend i pushtuar nga ligësia, arroganca, e sulmet e ulta që nuk përmbajnë asgjë njerëzore. Përkundër këtij pesimizmi që na kaplon shpesh unë them, ne themi, dhe e ripërsërisim, Kemi veç një Atdhe nga Preveza në Mollë të kuqe dhe e duam, e duam të vërtetë, të çliruar nga krimi, korrupsioni, arroganca, abuzivizmi, duam një vend ku më i miri merr vendin që meriton, ku politikani nuk është beu i lagjes por i përkushtuari i parë, kemi nëvojë të sjellim një frymë të re përkushtimi, sakrifice e besimi. Ndaj për gjithë ata që janë lodhur nga 27 vite arrogancë, agresion e zhgënjim kam veç një mesazh: Ejani tek PDIu, shtëpia e të gjithë shqiptarëve, do gjeni një derë të hapur e miq që bashkë me ju kërkojnë një realitet tjetër.

Faleminderit të gjithëve që po e mbështesin PDIU-në fuqishëm si në Tiranë, Elbasan, Dibër, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Korçë.

Këtu bazohet dhe fitorja jonë që do të jetë një çudi e madhe për skeptikët, por aspak habi për ne që e po e prekim me dorë çdo ditë në takimet tona kudo nëpër Shqipëri.

Sepse Pdiu eshte bashkimi i te gjitheva trevave, i te gjitha besimeve, i myslimaeve qe sot agjerojne e te krishtereve qe festuan para disa ditesh. i dhjetoristeve si shpetimi dhe une dhe te majteve qe jane zhgenjyer nga keqqeverisja. Te gjithe ketu ne nje shtepi.

Tani më lejoni ti drejtohem miqve të mi, mbështetësve, simpatizantëve, anëtarve e votuesve të Tironës. Ky është qyteti ku ne jetuam, u rritëm e u bëmë njerzit që jemi sot. Ky është qyteti që na pa fëmijë të vegjël, na pa se si u shndërruam të rinj rebelë e që kërkonim ndryshimin për këtë vend, e sot na sheh burra e gra të rritur e të përkushtuar në ktë betejë për një vend më të mirë. Si bija juaj, si një prej atyre njerzve që kam paguar çdo çmim rebelimi e përkushtimi në politikë, sot ju drejtohem me të njëjtat fjalë zemre, Na jepni besimin, t’ju kthejmë përkushtimin. Nuk do e djegim këtë vend, nuk do e zëmë peng, nuk do e bllokojmë sa herë të mundemi, siç i keni parë të bëjnë ato që keni votuar 27 vjet…do i japim paqe, bashkim e progres, sepse kjo është Tirana që meriton të jetojë si çdo kryeqytet europian, ky është qyteti ku çdo shqiptar i ardhur nga mali a fusha, veriu a jugu duhet të ketë të njëjtat mundësi jetese dinjitoze si çdo europian, sepse Ne jemi shqiptar, Ne jemi Europian .

Të dashur miq, Ne kemi veç një Atdhe, që nuk e djegim, nuk e falim e as e shesim, Të dashur miq, Ne kemi veç nji Tironë, Kemi një kryeqytet, më të dashurin e më të bukrin për çdo shqiptar kudo ku ai jeton. Ta bëjmë ndryshimin në Tironë. Betejën tonë elektorale, fushën e mejdanit e nisim sot në kryeqytetin e gjithë shqiptarve e nga kto do sjellim ndryshimin

Ju që po punoni sot me ne, në këtë skuadër të jashtëzakonshme jeni motori i vërtetë i këtij Atdheu që po lëviz.

Veç një Atdhe!

Votoni PDIU-në!

Rroftë Shqipëria e Bashkuar!

Etiketa: Duan të na quajnë parti e vogël por jo PDIU vendos qeverinë e ardhshmeelefantëtMesila Dodaorë zvicerianePreshevërebelëVeç një Atdhe

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Kriza politike/ PR dhe PAA fton në takim kryetarët e partive parlamentare

Mesazh nga mbesa e një gjyshi çam nga Vlora: Vangjel Dule në listë…??? Lul.....ç'bën kështu, Lul?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com