Mesila Doda: Dosjet? Paçi faqen e zezë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesila Doda: Dosjet? Paçi faqen e zezë!

12:29 | 18/11/2016
në Shqiperi
0
Deputetja e PDIU, Mesila Doda, duke folur, gjate seances parlamentare, ku pak pas mesnate eshte votuar me konsensus Reforma ne Drejtesi./r/n/r/nPDIU Lawmaker Mesila Doda, speaking during a parliamentary session, which was voted by consensus the Judicial Reform.

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda ka qenë shumë e ashpër në lidhje me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas saj, gjithë ky tension është një teatër, i cili kryhet nga të dyja palët me një qëllim të vetëm mosvotimin e Ligjit të Dosjeve. Doda ka thënë se spiunët e bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit gjenden në dy krahët e politikës, ndaj nuk dëshirojnë hapjen e dosjeve.

Më poshtë fjalimi i plotë i ligjvënëses Mesila Doda.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ku Kuvend është i pabesë.

Sot, po kryhet pabesia e radhës dhe për këtë po shpenzoni të gjitha energjitë negative që i gëzoni me shumicë dhe po luani këtë teatër të shëmtuar.

Jeni të gjitha palët në një sofër, atje ku keni bërë gosti me çorbën e prishur.

Të gjitha fjalimet e sotme, kundërshtitë, përplasjet, pasqyrimi i mirë apo i keq i situatës së vështirë që po kalon vendi, kanë vetëm një qëllim: Ju more zonja dhe zotërinj nuk dëshironi që të funksionojë ligji i dosjeve.

As keni dashur, as doni, as do të doni që kjo të ndodhë.

I keni të mbushura skuadrat tuaja ding me ish-komunistë, ish-funksionarë të diktaturës, ish-hetues famëkeq, spiunë.

Ndaj, nuk doni që të hapen petët e byrekut.

Asnjëri nuk do, prandaj është krijuar gjithë ky tension.

Nuk e keni sherrin me njëri-tjetrin, por e keni me të gjithë shtresën e qytetarëve të thjeshtë që duan të vënë në paqe ndërgjegjen e tyre me të shkuarën.

E keni sherrin me ata që u persekutuan dhe me ata që kërkojnë të zbulojnë persekutorët dhe bashkëpunëtorët.

E keni sherrin me shëronjësit e ndërgjegjes kombëtare.

Dëshironi të qëndrojmë ende në batak, në gjirizin e historisë.

Ligjërata e sotme është hipokrizi nga të gjitha krahët e politikës. Ka mbi dy vjet që ky ligj qëndron, ja ashtu në dosje, i pazbatuar dhe nuk ka patur asnjë seancë, ku të mos të kem folur dhe të mos kem kërkuar të hapni dosjet dhe të gjitha palët bënin sikur nuk e dëgjonin.

Luajtët shurdhin, sot po luani qorrin.

Por, një gjë duhet ta dini se ata që na ndjekin, ata që na votojnë nuk janë as shurdha, aq qorra, as të marrë që t’i merrni ju për budallenj.

Është kaq e rëndomtë dhe banale kjo sjellje paçavure sa po bëheni gazi i botës.

Ju sollëm një ligj në Kuvend, unë, Shpëtim Idrizi, organizatat e ish të persekutuarëve, të të drejtave të njeriut, studentët e dhjetorit.

Kërcyet sikur ju pati ngrënë miza. Kryeministri solli me rrëmbim një tjetër ligj, veç të zbuste atë që sollëm ne. Përdori diktaturën e kartonit dhe polli një gjysmagjel.

Tani gjysmagjeli ka mbetur ende në vezë, sepse edhe atë nuk doni ta kaloni dhe bëni sikur jeni me nerva, grindeni që të gjeni një sebep për të përmbysur këtë sallë.

Sepse nuk doni të votoni! Nuk doni të merret njeri me të shkuarën tuaj komuniste dhe bashkëpunëtore të së kaluarës.

Bëni sikur qani për klerikët e pushkatuar dhe luani fund e krye një farsë. Aty e keni ligjin për heqjen e medaljeve të depozituar nga ne, por edhe për këtë bëni sikur nuk e dëgjoni.

Ejani në Këshill të Legjislacionit dhe nxirrni Ligjin për heqjen e medaljeve nga pluhuri, se është turpi i këtij Parlamenti.

Ju dhimbsen ende medaljet e shokut Enver dhe shokut Hysni?

Po a keni turp?

Sot që ngriheni e gjëmoni për integrimin europian qani hallin e shokut Ramiz dhe shoqes Nexhmije?

Kam frikë se kaq të madh sa e bëni zullumin, e bëni se keni vrarë moralin, ndërgjegjen, besimin, frikën ndaj mëkatit.

Unë jam studente e dhjetorit dhe jam në politikë për pak gjëra; Të shemb komunizmin dhe ta bëj Shqipërinë si gjithë Europa.

Kam qenë esëll unë, miqtë e mi të kësaj udhe të vështirë.

Ju që jeni sot këtu dhe nxirrni yçkla, ju jeni të dehurit e vërtetë.

Ju ka dehur helmi i gjynahut që mbani mbi supe. Këtë gjynah mbajeni ju, jo ne që nuk kemi asnjë lidhje.

Paçi faqen e zezë.

Etiketa: dosjetfaqja e zezëgazi i botësi pabesëLigji për heqjen e medaljeveMesila Dodaqorrishurdhi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Basha takohet me Ministrin e Jashtëm Hungarez, kërkon mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

Basha takohet me Ministrin e Jashtëm Hungarez, kërkon mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

21:39 | 22/12/2025
Numërimi mbrapsht ka filluar –

Numërimi mbrapsht ka filluar –

21:31 | 22/12/2025
Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

20:41 | 22/12/2025
Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

20:31 | 22/12/2025
Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –

Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –

20:17 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Numërimi mbrapsht ka filluar –
  • Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’
  • Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –
  • Ja tre zyrat që do jenë në fokusin e popullit protestues –
  • Me Berishën, divergjencë mendimi, takimet e mia masive me demokratët janë për të “zgjuar” PD-në –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Numërimi mbrapsht ka filluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com