Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale duke nderuar figurën e Martin Luther King me një mesazh për politikën shqiptare.
Kim shprehet se Martin Luther King nderohet në të gjithë botën jo vetëm për drejtësi dhe barazi por edhe për refuzimin e dhunës politike.
“Dr. Martin Luther King, Jr. nderohet në SHBA dhe në mbarë botën, jo vetëm për luftën për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij”, shkruan Yuri Kim.
Ky mesazh vjen pas përplasjeve të brendshme në PD që u përshkallëzuan në dhunë gjatë protestës së 8 janarit ku mbështetësit e Berishës dhunuan godinën e selisë blu.