Karim Benzema postoi në Instagram një foto të tijën me një mesazh enigmatic.
“Nuk më intereson”, shkroi kapiteni i Real Madrid, në mes të polemikës për një udhëtim të mundshëm të tij në Katar, për të qenë i pranishëm në finalen e madhe të Botërorit, Francë-Argjentinë.
Nuk dihet nëse Benzema i referohet me mesazhin e tij kësaj çështjeje. Sulmuesi ka një javë që stërvitet me Realin dhe madje luajti normalisht miqësoren ndaj Leganes, ditën e djeshme.
Karim Benzema u largua nga grumbullimi i Francës për një dëmtim muskular para se të niste Botërori, por emri i tij është ende mes të grumbulluarve.