Miq, të afërm dhe kolegë të shumtë artistë, mes lotësh i dhanë sot lamtumirën e fundit aktorit të humorit Koço Devole.
Familja zhvilloi homazhe private me miq e të afërm. Pavarësisht situatës ku ndodhemi, kanë qenë të shumtë ata që kanë bërë homazhe në nder të artistit.
Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pas ishte infektuar me Covid-19. Ai kishte rezultuar negativ në tamponin e parë, por gjendja e tij u rëndua edhe si pasojë e sëmundjes së leuçemisë.
Miqtë dhe artistët e përshkruan si një humbje të madhe ndarjen nga jeta të aktorit, duke e cilësuar si ikjen e një legjende.