Merak e kemi vetë, por ju lutem mos na fyeni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merak e kemi vetë, por ju lutem mos na fyeni

15:00 | 14/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Alketa Ipeku

Kisha një merak…. Meraku im në fakt, pas dy muaj mësimi online lidhej me kthimin në punë.

Merak si mësuese, merak si prind. Merak e kishim në bisedat me kolegët si do funksiononte kthimi në ambientet e shkollës. Shpesh dhe bënim shaka për telefonat, të cilët u kthyen nga mjet komunikimi, në një mjet të domosdoshëm për zhvillimin e mësimit, gjë e cila ia humbi privatësinë secilit nga ne.

Read more

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

Merak si do ia dilnim, merak cili do e përdorte më parë celularin në familje (prindi-mësues apo fëmija-nxënës) duhet të pranojmë faktin se jo të gjithë i kanë mundësitë të kenë të gjithë pjesëtarët e familjes smartphone, ose jo të gjithë u lejojnë fëmijëve celularë individual; po është temë e gjerë e nuk po i hyj.

Tjetërkund e kam merakun. Tashmë, jemi para faktit që rinisim procesin mësimor për t’u ardhur në ndihmë maturantëve në këtë fazë të vështirë. Jemi të përgjegjshëm e të ndërgjegjshëm për detyrën që kemi, megjithëse shumë mësuesve do u takojë që veç mësimit në shkollë do u duhet që me kthimin në shtëpi të rifillojnë dhe mësimin online me klasat e tjera që mund të kenë mësim (klasa X-XI).

Pra, paradite në klasë, pasdite në celular. Askush nga ne nuk kundërshtoi, po si për ironi të fatit dikush merakoset për ne, por jo për atë ç’ka duhet të merakoset vërtetë. Nuk i zuri meraku si po e ndajnë kohën fizike mësuesit mes punës e familjes, pasi shpesh na duhet t’u përgjigjemi sms-ve, telefonatave orar pa orar, as për sytë që nuk po na shohin më, se duhen dhe video ndër të tjera, as humbjen e privatësisë, as për kushtet apo pajisjen me mjete digjitale, as për kushtet fizike në shkolla, (uji vjen me orar në shtëpi e jo më në shkollë) e lista është shumë e gjatë.

Meraku që na zuri ata, të cilët flasin nga maja e Olimpit, ishte pikërisht përdorimi i telefonit në shkollë nga mësuesit e nxënësit. (Harruat që jemi në gjendje të jashtëzakonshme deri më 23 qershor) Ju lutem thirrini mendjes! Mos e fyeni mësuesin me mesazhe të tilla apo platforma kontrolli.

Jemi njerëz si ju e ndoshta shumë më të përgjegjshëm e punëtorë, me merak akoma më të madh se i juaji. Na lejoni të punojmë të qetë, pa stres se e kemi me bollëk. I kaluam kufijtë e profesionit. Nuk lamë trajnime online pa ndjekur. Tashmë, jemi bërë ekspertë të programeve kompjuterike, montazhierë, audio e kush dreqin po merr vesh. Nxirrni urdhra si t’jua rrokë mendja. Ju lutem mos u përpiqni të na fyeni.

Po një gjë ua them me bindje: Mos e kini me merak dhe këto urdhra do zbatohen 100 % si gjithmonë. Këtë e kemi merak vetë, ju kini merak çfarë sillni, sepse po t’i mbledhësh udhëzimet apo shkresurinat që na vijnë duket sikur mbledh pjesëzat e një puzzle-i, të cilat janë ngatërruar keqas, pasi shpesh jeni kontradiktorë.

Unë e kam merak vetë punën e jetën time. Po të ish për ju ….. s’e di, veç mos u merakosni për atë që në këto ditë na e kthyet në ferr. Celulari na u kthye në ves, kemi krijuar varësi. Ju lutem flini të qetë e rrini pa “MERAK”!

Unë e kisha një merak po ju ma hoqët!

Etiketa: Alketa IpekufyeniklasatmerakMesimi onlinesmartphoneurdhravarësives

Të Lidhura

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

nga 27
08:00 | 16/05/2026
0

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European...

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

nga 27
07:48 | 16/05/2026
0

Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë organizoi simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”, në kuadër të Ditës...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

nga 27
07:36 | 16/05/2026
0

DashiImpulsiviteti juaj vazhdon të jetë pika më e ndjeshme dhe shpesh ju shtyn të reagoni menjëherë pa menduar gjatë. Edhe...

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

nga 27
07:32 | 16/05/2026
0

Të shtunën moti parashikohet i paqëndrueshëm me vranësira në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, Shiu...

Para
“Pimë hashash pastaj babi me kërkoi seks”: Dëshmia tronditëse e vajzës në Maliq (film)

“Pimë hashash pastaj babi me kërkoi seks”: Dëshmia tronditëse e vajzës në Maliq (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

07:36 | 16/05/2026
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

07:32 | 16/05/2026
Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –
  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com