Menaxheri i Elseid Hysajt, Mario Giufredi, duke folur për “Radio Kiss Kiss Napoli”, ka shpjeguar situatën e mbrojtësit shqiptar në lidhje me klauzolën e tij: Klauzola e Elseid Hysajt ka skaduar, ka pasur një keqkuptim në këtë çështje. Komunikimi për ta paguar klauzolën e lojtarit duhet të bëhej brenda 30 qershorit, pastaj në dispozicion janë 5 ditë për të bërë pagesën.
Tani fati i mbrojtësit është në dorë të presidentëve. Pista e Chelsea mund të mbyllet me sukses, nëse trajneri Maurizio Sarri do të firmosë për klubin anglez.